Dirigjuesit. Këngë.
66 Brohoritni gjithë ngadhënjim për Perëndinë, të gjithë ju banorët e tokës!+
2 Këndojini lavdisë së emrit të tij!+
Lëvdojeni dhe jepini lavdi!+
3 I thoni Perëndisë: «Sa frikë ngjallin veprat e tua!+
Për shkak të forcës sate të madhe, armiqtë do të të servilosen.+
4 Të gjithë banorët e tokës do të përkulen para teje+
dhe për ty do të këndojnë, do të këndojnë për emrin tënd.»+ Selah.
5 Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!+
Ajo që bën me bijtë e njerëzve, të ngjall frikë.+
6 Ai e shndërroi detin në tokë të thatë,+
më këmbë e kaluan lumin.+
Atje zunë të gëzonin falë tij.+
7 Ai sundon përgjithnjë me fuqinë e tij.+
Sytë e tij vëzhgojnë pa pushim kombet.+
Kokëfortët, të mos e lartësojnë veten.+ Selah.
8 Bekoni Perëndinë tonë, o popuj,+
dhe le të jehojë zëri i lëvdimit për të!+
9 Ai e mban shpirtin tonë në jetë+
dhe nuk lejon të na merren këmbët.+
10 Sepse ti na ke hetuar, o Perëndi,+
ti na ke rafinuar si rafinohet argjendi.+
11 Ti na ke futur në një rrjetë gjuetie.+
Na e këpute mesin me barrë të rënda.
12 Ti e bëre vdekatarin të kalërojë sipër kokave tona.+
Ne kaluam përmes zjarrit e përmes ujit+
dhe ti na solle lehtësim.+
13 Unë do të vij në shtëpinë tënde me blatime të plota të djegura.+
Do t’i plotësoj zotimet që kam marrë para teje,+
14 zotimet që dolën nga buzët e mia,+
dhe që goja ime i tha kur e kisha punën pisk.+
15 Unë do të të paraqit kafshë të majme si blatime të plota të djegura+
bashkë me tymin e blatimit të deshve.
Do të flijoj një dem bashkë me cjep.+ Selah.
16 Ejani, dëgjoni, të gjithë ju që i frikësoheni Perëndisë, dhe unë do t’ju tregoj+
se ç’ka bërë ai për shpirtin tim.+
17 Atij i thirra me gojën time+
dhe e ngrita në qiell me gjuhën time.+
18 Po të bluaja ndonjë gjë të keqe në zemrën time,
Jehovai nuk do të më dëgjonte.+
19 Por Perëndia më dëgjoi.+
Ai i kushtoi vëmendje lutjes sime.+
20 Bekuar qoftë Perëndia, që nuk ma hodhi poshtë lutjen
dhe as ma largoi dashamirësinë e tij!+