7 Por Jehovai i tha Samuelit: «Mos i shiko pamjen dhe shtatin e lartë,+ sepse unë e kam hedhur poshtë. Perëndia nuk sheh si sheh njeriu,+ sepse njeriu sheh atë që sheh syri,+ kurse Jehovai sheh zemrën.»+
12 Në rast se thua: «Ja, ne nuk e dinim këtë»,+ a nuk do ta kuptojë ai që vlerëson zemrat?+ A nuk do ta dijë ai që këqyr shpirtin tënd+ dhe a nuk ka për ta shpaguar njeriun sipas veprave të tij?+
19 Qëllimet e tua janë madhështore+ dhe veprat e tua janë me bollëk.+ Ti i mban sytë te tërë udhët e bijve të njerëzve,+ që t’i japësh secilit sipas udhëve të veta dhe sipas frytit të veprimeve të tij.+
27 Edhe mbreti do të mbajë zi,+ prijësi do të ndihet i shkatërruar nga dëshpërimi+ dhe duart e popullit do të dridhen. Unë do të veproj me ta sipas udhës që kanë ndjekur+ dhe do t’i gjykoj siç e meritojnë.+ Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»+
10 Sepse, të gjithë ne duhet të shfaqemi përpara fronit të gjykimit të Krishtit,+ që secili të marrë pagën e vet për gjërat që ka bërë me anë të trupit, sipas gjërave që ka praktikuar, qofshin të mira a të poshtra.+
12 Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël,+ që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër; ajo është rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+