BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Malakia 3:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 3 «Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim dhe ai do të përgatitë* përpara meje një udhë.+ Befas në tempullin tim*+ do të vijë Zotëria i vërtetë,* që ju po e kërkoni, dhe lajmëtari i besëlidhjes me të cilin kënaqeni. Ja, do të vijë me siguri,​—thotë Jehovai i ushtrive.»

  • Mateu 3:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 3 Me kalimin e kohës Gjon+ Pagëzori nisi të predikonte+ në shkretëtirën e Judesë

  • Mateu 3:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 3 Në të vërtetë, ky është ai për të cilin u tha nëpërmjet profetit Isaia:+ «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!’»+

  • Mateu 11:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Është ai për të cilin është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim, i cili do të të përgatitë udhën!’+

  • Luka 3:2-6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 2 Hanai ishte njëri nga krerët e priftërinjve dhe Kajafa ishte kryeprift.+ Në atë kohë fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, ndërsa ishte në shkretëtirë.+

      3 Kështu, ai filloi të përshkonte gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+ 4 ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!+ 5 Çdo luginë do të mbushet dhe çdo mal e kodër do të rrafshohet; udhët dredharake do të drejtohen dhe udhët me gunga do të bëhen të sheshta. 6 Çdo njeri* do të shohë mjetin nëpërmjet të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»*+

  • Luka 7:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Është ai për të cilin është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim, i cili do të të përgatitë udhën!’+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo