GEDORI
[mur guri].
1. Biri i Jejelit nga qyteti i Gibeonit. Anëtar i fisit të Beniaminit, xhaxhai i babait të mbretit Saul.—1Kr 8:29-31; 9:35-39.
2. Bir i Penuelit nga fisi i Judës.—1Kr 4:4.
3. Bir i Jeredit po ashtu nga fisi i Judës. Mund të jetë emri i një qyteti.—1Kr 4:18.
4. Qytet në rajonin malor të Judës. (Js 15:48, 58) E lidhin me Kirbet-Jedurin rreth 12 km në veri të Hebronit. Mund të jetë përmendur edhe te 1 Kronikave 4:18. Disa mendojnë se, meqenëse Sokoja dhe Zanoahu (që në vargje të tjera shfaqen si emra qytetesh) përmenden në të njëjtin varg, edhe Gedori ka të ngjarë të ketë qenë një qytet i themeluar nga Jeredi, që në varg quhet ‘ati’ i Gedorit.
5. Qytet që përmendet në lidhje me punën që bënin simeonitët. (1Kr 4:24, 39) Këtu Septuaginta greke ka përdorur emrin «Gerar».—Shih GERARI.
6. Një vend në territorin e Beniaminit. (1Kr 12:1, 2, 7) Vendndodhja e tij mendohet të ketë qenë Kirbet-el-Gudeira, rreth 16 km në veriperëndim të Jerusalemit.