BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/11 f. 24-28
  • «Perëndia do një dhurues të gëzuar»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Perëndia do një dhurues të gëzuar»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një grumbullim për nevojtarët
  • Thirrje për bujari
  • Dhurues të gëzuar sot
  • Pasuria e bujarisë sjell gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • «Ndero Jehovain me gjërat e tua të vlefshme»: Si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Përse t’i japim Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Të kultivojmë frymën e dhënies
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/11 f. 24-28

«Perëndia do një dhurues të gëzuar»

JEHOVAI është personifikimi i bujarisë. Në të vërtetë, Bibla thotë se ai është Dhuruesi i «çdo dhurate të mirë dhe i çdo dhuntie të përsosur». (Jakovit 1:17) Shqyrto, për shembull, gjërat që Perëndia krijoi. Ai bëri ushqimin që është i shijshëm dhe jo i pakëndshëm; lulet që janë shumëngjyrëshe dhe jo diçka e pajetë; perëndimet e diellit që janë të mahnitshme e jo një pamje e rëndomtë. Po, çdo aspekt i krijimit të Jehovait jep dëshmi të dashurisë e të bujarisë së tij. (Psalmi 19:1, 2; 139:14) Për më tepër, Jehovai është një Dhurues i gëzuar. Ai kënaqet duke bërë mirë në dobi të shërbëtorëve të tij.—Psalmi 84:11; 149:4.

Izraelitët ishin urdhëruar që të pasqyronin bujarinë e Jehovait në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. «Ju nuk duhet ta ngurtësoni zemrën tuaj apo të jeni dorështrënguar kundrejt vëllait tuaj të varfër,—u tha atyre Moisiu.—Me çdo mënyrë duhet t’i jepni atij dhe zemra juaj nuk duhet të jetë e ngushtë.» (Ligji i përtërirë 15:7, 10, BR) Pasi dhënia duhej të vinte nga zemra, izraelitët duhej të gjenin kënaqësi në veprat e bujarisë.

Të krishterëve iu dha e njëjta këshillë. Në fakt, Jezui tha se ka «lumturi në të dhënë». (Veprat 20:35, BR) Dishepujt e Jezuit ishin shembull në dhënien me gëzim. Për shembull, Bibla tregon se në Jerusalem ata që u bënë besimtarë «filluan t’i shitnin zotërimet dhe pasuritë e tyre dhe t’ua shpërndanin fitimin të gjithëve, secilit sipas nevojës që kishte».—Veprat 2:44, 45, BR.

Por këta judeas bujarë më vonë ranë në varfëri. Bibla nuk e specifikon se çfarë pikërisht i bëri që të binin në këtë gjendje. Disa studiues mendojnë se shkaku mund të ketë qenë uria së cilës i referohen Veprat 11:28, 29. Sidoqoftë, të krishterët judeas ishin në rrethana dëshpëruese dhe Pavli donte t’i siguronte se do të kujdesej për nevojat e tyre. Si do ta bënte këtë?

Një grumbullim për nevojtarët

Pavli mblodhi ndihmën e kongregacioneve deri në Maqedoni dhe mori masa që të bëhej një grumbullim në dobi të të krishterëve judeas të prekur nga varfëria. Korintasve Pavli u shkroi: «Ashtu si i urdhërova kongregacionet e Galatisë, ashtu bëni edhe ju. Çdo të parën ditë të javës, secili nga ju le të vërë diçka mënjanë në shtëpinë e vet, sipas mbarësisë që ka.»a—1. Korintasve 16:1, 2, BR.

Pavli kishte si qëllim që këto fonde t’u dërgoheshin menjëherë vëllezërve në Jerusalem, por korintasit ishin të ngadalshëm në reagimin ndaj udhëzimeve të Pavlit. Pse? Mos ishin të pandjeshëm ndaj gjendjes së vështirë të vëllezërve të tyre judeas? Jo, sepse Pavli e dinte që korintasit ishin «të bollshëm në çdo gjë, në besim, në fjalë, në njohuri dhe në çdo zell». (2. Korintasve 8:7, BR) Ndoshta ata ishin mjaft të zënë duke u marrë me çështje të tjera jetësore, të cilat Pavli ua trajtoi atyre në letrën e tij të parë. Por tani situata në Jerusalem ishte urgjente. Prandaj Pavli ia drejton çështjen në letrën e tij të dytë korintasve.

Thirrje për bujari

Në fillim, Pavli u flet korintasve në lidhje me maqedonasit, të cilët iu përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer përpjekjes në lidhje me ndihmat. «Gjatë një prove të madhe nën vuajtje,—shkroi Pavli,—bollëku i tyre i gëzimit dhe varfëria e tyre e thellë, e bënë të bollshme pasurinë e bujarisë së tyre.» Maqedonasit nuk kishin nevojë për nxitje. Përkundrazi, Pavli tha se «ata vullnetarisht filluan të na luten me shumë përgjërim për privilegjin e dhënies me dashamirësi». Bujaria e gatshme e maqedonasve shquhet shumë më tepër kur shqyrtojmë se ata vetë ishin në «varfëri të thellë».—2. Korintasve 8:2-4, BR.

Ndërsa lavdëronte maqedonasit, mos po përpiqej Pavli të nxiste një frymë konkurrence midis korintasve? Aspak, sepse e dinte që kjo nuk ishte mënyra e duhur për të motivuar. (Galatasve 6:4) Për më tepër, ai e dinte se nuk kishte nevojë që korintasit të bëheshin me turp për të bërë atë që ishte e drejtë. Përkundrazi, ai kishte besim se me të vërtetë korintasit i donin vëllezërit e tyre judeas dhe dëshironin të kontribuonin në përpjekjen për sigurimin e ndihmave. «Që prej një viti,—u tha ai atyre,—ju filluat jo vetëm të bëni, por edhe të dëshironi që të bëni.» (2. Korintasve 8:10, BR) Vërtet, në disa aspekte të përpjekjes për sigurimin e ndihmave, korintasit vetë ishin shembullorë. «Unë e di gatishmërinë e mendjes suaj për të cilën mburrem për ju te maqedonasit»,—u tha Pavli atyre duke shtuar: «Zelli juaj ka nxitur shumicën prej tyre.» (2. Korintasve 9:2, BR) Por, tani korintasit duhej ta vinin në veprim zellin dhe gatishmërinë e tyre të mendjes.

Kështu, Pavli u tha atyre: «Secili le të bëjë ashtu siç ka vendosur në zemrën e tij, as nga zori, as nga detyrimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.» (2. Korintasve 9:7, BR) Pra, qëllimi i Pavlit nuk ishte që t’i nxiste korintasit, sepse vështirë që një person të jetë një dhurues i gëzuar kur detyrohet. Me sa duket, Pavli pranonte se motivi i duhur tashmë ekzistonte, se secili kishte vendosur tashmë të jepte. Gjithashtu, ai u tha atyre: «Nëse gatishmëria është e para, ajo është veçanërisht e pranueshme sipas asaj që një person ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.» (2. Korintasve 8:12, BR) Po, kur ekziston gatishmëria dhe kur një person është i nxitur nga dashuria, ajo që ofron do të jetë e pranueshme për Perëndinë, pavarësisht se sa e vogël duket shuma.—Krahaso, Luka 21:1-4.

Dhurues të gëzuar sot

Mbledhja e ndihmave në dobi të të krishterëve judeas, siguron një shembull të shkëlqyer për ditët tona. Dëshmitarët e Jehovait kanë ndërmarrë një fushatë mbarëbotërore predikimi, duke u sjellë ushqim miliona të uriturve nga ana frymore. (Isaia 65:13, 14) Ata e bëjnë këtë duke iu bindur urdhrit të Jezuit: «Shkoni, pra dhe bëni dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, duke i pagëzuar . . . duke i mësuar ata që të mbajnë të gjitha gjërat që unë ju urdhërova.»—Mateu 28:19, 20, BR.

Përmbushja e këtij urdhri nuk është një detyrë e lehtë. Ajo përfshin mbajtjen e shtëpive misionare dhe të më shumë se njëqind ndërtesave të degëve përreth botës. Ajo kërkon edhe ndërtimin e Sallave të Mbretërisë dhe të Asambleve, në mënyrë që adhuruesit e Jehovait të kenë vende të përshtatshme për t’u mbledhur dhe për të inkurajuar njëri-tjetrin. (Hebrenjve 10:24, 25) Ndërkohë, Dëshmitarët e Jehovait sigurojnë edhe ndihma për zonat që janë dëmtuar nga shkatërrimet natyrore. Mendo edhe për shpenzimet mjaft të mëdha të shtypjes. Çdo javë, shtypen mesatarisht mbi 22.000.000 kopje të Kullës së Rojës si edhe afërsisht 20.000.000 kopje të revistës Zgjohuni!. Përveç këtij sigurimi të rregullt të ushqimit frymor, çdo vit prodhohen miliona libra, broshura, audiokaseta dhe videokaseta.

Si mbështetet gjithë kjo vepër? Me anë të kontributeve vullnetare. Këto nuk jepen për publicitet ose për motive egoiste, por për të çuar përpara adhurimin e vërtetë. Kështu, kjo dhënie i sjell dhuruesit lumturi si edhe bekimin e Perëndisë. (Malakia 3:10; Mateu 6:1-4) Edhe fëmijët midis Dëshmitarëve të Jehovait tregojnë se janë bujarë dhe dhurues të gëzuar. Për shembull, pasi dëgjoi mbi shkatërrimin e shkaktuar nga një uragan në një pjesë të Shteteve të Bashkuara, Alësën 4-vjeçare, kontribuoi me 2 dollarë. «Këto janë të gjitha paratë në kutinë time të kursimit,—shkroi ajo.—E di se fëmijët i humbën të gjitha lodrat, librat dhe kukullat e tyre. Ndoshta mund t’i përdorni këto para për të blerë një libër për ndonjë vajzë të vogël në moshën time.» Mëklani tetëvjeçar shkroi se ishte i lumtur që asnjë nga vëllezërit nuk vdiq gjatë stuhisë. Ai shtoi: «Fitova 17 dollarë duke shitur kapakë disqesh të rrotave me babin. Po shkoja të blija diçka me paratë e mia, por pastaj mendova për vëllezërit.»—Shiko edhe kutinë sipër.

Vërtet, zemra e Jehovait gëzohet kur sheh se si të rinjtë ashtu edhe të rriturit vendosin në vend të parë interesat e Mbretërisë së tij, ‘duke e nderuar atë me gjërat e tyre të çmuara’. (Fjalët e urta 3:9, 10, BR) Sigurisht, askush në të vërtetë nuk mund ta bëjë të pasur Jehovain, sepse ai zotëron gjithçka. (1. Kronikave 29:14-17) Por mbështetja e veprës është një privilegj që i jep adhuruesit mundësinë për të treguar dashurinë e tij ndaj Jehovait. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre të cilët zemra i ka nxitur në një mënyrë të tillë.

[Shënimi]

a Megjithëse Pavli «urdhëroi», kjo nuk do të thotë se ai parashtroi kërkesa arbitrare, të detyrueshme. Përkundrazi, Pavli thjesht po mbikëqyrte grumbullimin, i cili përfshinte disa kongregacione. Përveç kësaj, Pavli tha që secili «në shtëpinë e vet» duhej të jepte «sipas mbarësisë që ka». Me fjalë të tjera, secili kontribut duhej bërë në mënyrë private dhe vullnetare. Askush nuk ishte i detyruar.

[Kutia në faqet 26, 27]

Mënyrat që zgjedhin disa për të dhënë kontribute për veprën mbarëbotërore

Disa vënë mënjanë ose planifikojnë një shumë, të cilën e vendosin në kutitë e kontributeve me etiketën: «Kontribute për veprën mbarëbotërore—Mateu 24:14». Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këto shuma qendrës në Bruklin, Nju Jork, ose zyrës së degës lokale.

Dhuratat vullnetare në para mund të dërgohen, gjithashtu, drejtpërsëdrejti në Zyrën e Thesarit, Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483, ose në Zyrën e Shoqatës që shërben në shtetin tënd. Po ashtu, mund të dhurohen edhe arturina ose gjëra të tjera me vlerë. Këto kontribute duhet të shoqërohen nga një letër e shkurtër që pohon se një gjë e tillë është një dhuratë pa kushte.

Rregullimi i dhurimit me kusht

Paratë mund t’i jepen Shoqatës Watch Tower, nën një rregullim të veçantë sipas të cilit, në rast nevoje personale, ato t’i kthehen dhuruesit. Për më shumë informacion, të lutemi kontakto me Zyrën në shtetin tënd.

Dhënie e planifikuar

Përveç dhurimit me dhe pa kusht të parave, ka metoda të tjera dhënieje në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Ato përfshijnë:

Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të quhet si përfituesja e një dëftese sigurimi jete apo në një plan largimi ose daljeje në pension.

Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitimeve ose llogaritë individuale të pensioneve, mund të vendosen në mirëbesim të ose të pagueshme pas vdekjes Shoqatës Watch Tower, në përputhje me kërkesat e bankës lokale.

Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower, si një dhuratë pa kushte ose me një rregullim, sipas të cilit të ardhurat vazhdojnë t’i paguhen dhuruesit.

Pasuria e patundshme: Pasuria e patundshme e shitshme mund t’i dhurohet Shoqatës Watch Tower ose duke e dhënë si dhuratë pa kushte, ose duke i rezervuar dhuruesit një pasuri të patundshme për të banuar, ku ai të mund të jetojë gjatë jetës së tij. Një person duhet të kontaktojë me Shoqatën para se t’i bëjë asaj një akt kalimi të ndonjë pasurie të patundshme.

Testamentet dhe lëniet në mirëbesim: Pasuria apo paratë mund t’i lihen si trashëgimi Shoqatës Watch Tower nëpërmjet një testamenti të ekzekutuar ligjërisht ose Shoqata mund të quhet si përfituese e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një dhënie me përfitim në mirëbesim një organizate fetare, mund të sigurojë nxjerrjen e disa dobive lidhur me taksat.

Duke qenë se përfshihet termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhuratash kërkojnë zakonisht një farë planifikimi nga ana e dhuruesit. Për të ndihmuar individët që dëshirojnë t’i sjellin dobi Shoqatës përmes ndonjërës nga metodat e dhënies së planifikuar, Shoqata ka përgatitur një broshurë në gjuhën angleze, të titulluar Planned Giving to Benefit Kingdom Service Worldwide (Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën). Broshura u shkrua në përgjigje të pyetjeve të shumta që i janë bërë Shoqatës në lidhje me dhuratat, testamentet dhe lëniet në mirëbesim. Gjithashtu, ajo përmban informacion plotësues të dobishëm në lidhje me pasurinë e patundshme, planifikimin financiar dhe atë të taksave. Dhe është bërë për të ndihmuar individët në Shtetet e Bashkuara, që po planifikojnë t’i bëjnë tani një dhuratë të veçantë Shoqatës ose që të lënë një trashëgimi pas vdekjes, që të zgjedhin metodën më dobiprurëse dhe më të efektshme, duke marrë parasysh familjen e tyre dhe rrethanat personale.

Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me Zyrën e dhënieve të planifikuara (Planned Giving Desk), shumë kanë mundur të ndihmojnë Shoqatën dhe ndërkohë të nxjerrin shumë dobi lidhur me taksat nga bërja e kësaj. Zyra e dhënieve të planifikuara duhet të informohet dhe të marrë një kopje për çdo dokument që i përket secilit prej këtyre rregullimeve. Ata që janë të interesuar për ndonjë broshurë ose për ndonjë prej këtyre rregullimeve të dhënieve të planifikuara, duhet të kontaktojnë me Zyrën e dhënieve të planifikuara duke shkruar o telefonuar në adresat e radhitura më poshtë ose në zyrën e Shoqatës që shërben në shtetin tënd.

Planned Giving Desk

Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

100 Watchtower Drive, Patterson, New York 12563-9204

Telefoni: (914) 878-7000

[Kutia në faqen 28]

Edhe fëmijët janë dhurues të gëzuar!

Dua t’ju jap këto që të bëni edhe më shumë libra për ne. I kurseva këto para duke ndihmuar babin. Faleminderit shumë për punën e palodhur që bëni.—Pamela, shtatë vjeçe.

Po ju dërgoj 6,85 dollarë që t’ju ndihmoj të ndërtoni edhe më shumë Salla Mbretërie. I fitova këtë verë duke shitur limonadë.—­Selena, gjashtë vjeçe.

Po rritja një pulë nga e cila mora një gjel dhe një pulë tjetër. Këtë të fundit ia kushtova Jehovait. Ajo më në fund bëri tri pula të tjera, të cilat i shita. E mbylla shumën e parave për veprën e Jehovait.—Tajëri, tetë vjeç.

Këto janë të gjitha paratë që kam! Ju lutem përdorini me mençuri. Ishte e vështirë për t’i kursyer. Janë 21 dollarë.—Sara, dhjetë vjeçe.

Fitova çmimin e parë në një detyrë shkolle, kështu që duhej të vazhdoja konkurimin në qark. Edhe atje fitova çmimin e parë dhe më pas në finalet e rrethit çmimin e dytë. Për të gjitha këto, mora para në dorë. Desha ta ndaja një pjesë të këtyre parave me Shoqatën. Mendoj se arrita t’i fitoj këto çmime falë stërvitjes së marrë në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Ndihesha i sigurt, ndërsa jepja raportin tim përpara jurisë.—Ambër, në klasë të gjashtë.

Do të më pëlqente t’ju jepja këto për Jehovain. Pyeteni atë se ç’të bëni me to. Ai di gjithçka.—Karen, gjashtë vjeçe.

[Figurat në faqen 25]

Aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait përkrahen me anë të kontributeve vullnetare

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo