BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb23 mars f. 3
  • Si të ndihmojmë kur ndodh një katastrofë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të ndihmojmë kur ndodh një katastrofë?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Material i ngjashëm
  • A ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait në rast katastrofash?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Shërbimi i dhënies së ndihmës
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Ndihmë në rast katastrofash në vitin 2023—«Kemi parë me sytë tanë dashurinë e Jehovait!»
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Si mund të ndihmojmë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
mwb23 mars f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si të ndihmojmë kur ndodh një katastrofë?

Sot katastrofat natyrore po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Kur godet një katastrofë, përpjekjet për të siguruar ndihmë duhet të jenë të organizuara dhe të koordinuara më së miri. Për këtë arsye, Trupi Udhëheqës ka marrë masa që, në çdo zyrë dege, të krijohet Departamenti i Ndihmës në Rast Katastrofash.

Kur vëllezërit e këtij departamenti marrin vesh që ka ndodhur një katastrofë, kontaktojnë menjëherë pleqtë lokalë për t’u informuar se për çfarë kanë nevojë lajmëtarët. Nëse dëmet janë aq të mëdha sa lajmëtarët nuk ia dalin dot vetë, dega cakton vëllezër të kualifikuar për të marrë drejtimin në dhënien e ndihmës. Këta vëllezër mund të kërkojnë vullnetarë a dhurime specifike ose mund të blejnë e të shpërndajnë materiale të nevojshme në zonën e prekur.

Kjo mënyrë organizimi ka shumë avantazhe. Shmangen përpjekjet e dyfishta, ngatërresat dhe shpërdorimi i fondeve e i materialeve, që ndodhin si pasojë kur vëllezërit veprojnë me iniciativën e tyre.

Vëllezërit e caktuar nga zyra e degës mund të vlerësojnë sa para dhe sa vullnetarë nevojiten për të dhënë ndihmë. Gjithashtu mund të kontaktojnë me autoritete lokale të cilat mund të ndihmojnë që dhënia e ndihmës të kryhet sa më shpejt. Ndaj, nuk duhen marrë iniciativa për të mbledhur fonde, për të dërguar ndihma ose për të shkuar në zonën e prekur, përveçse kur kërkohet.

Gjithsesi, nëse ndodh një katastrofë, ne duam të ndihmojmë. (He 13:16) I duam vëllezërit dhe motrat. Ndaj ç’mund të bëjmë? Më e rëndësishmja, të lutemi për të prekurit nga katastrofa dhe për ata që po ndihmojnë. Gjithashtu mund të dhurojmë fonde për veprën mbarëbotërore. Nën drejtimin e Trupit Udhëheqës, zyrat e degëve e përcaktojnë më mirë se ku do të ishte më e dobishme të përdoreshin këto fonde. E nëse duam të japim vetë një dorë, mund të tregojmë gatishmërinë tonë duke plotësuar Kërkesën si vullnetar për projektim-ndërtim vendës (DC-50).

SHIHNI VIDEON PËRMBYTJE SHKATËRRIMTARE NË BRAZIL, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJES SË MËPOSHTME:

Skenë nga videoja «Përmbytje shkatërrimtare në Brazil». Një pamje nga lart e një zone me shtëpi dhe pemë pjesërisht të përmbytura.

Çfarë të bëri përshtypje te ndihma që dhanë Dëshmitarët e Jehovait pas përmbytjes në Brazil, në 2020-n?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo