BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 159
  • A shkojnë në qiell kafshët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A shkojnë në qiell kafshët?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A kanë shpirt kafshët?
  • A vdes shpirti?
  • A mëkatojnë kafshët?
  • A është e pranueshme mizoria ndaj kafshëve?
  • Kafshët
    Zgjohuni!—2015
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Kafshët e papastra
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mizoria ndaj kafshëve: A është e gabuar?
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 159
Një qen

A shkojnë në qiell kafshët?

Përgjigjja e Biblës

Bibla mëson se, nga të gjitha krijesat e tokës, vetëm një numër i përcaktuar njerëzish do të shkojnë në qiell. (Zbulesa 14:1, 3) Ata shkojnë në qiell si mbretër dhe priftërinj, dhe këto role i kryejnë bashkë me Jezuin. (Luka 22:28-30; Zbulesa 5:9, 10) Shumica dërrmuese e njerëzve do të ringjallen në parajsën në tokë.—Psalmi 37:11, 29.

Asgjëkundi në Bibël nuk flitet për një qiell ku shkojnë kafshët ose qentë—dhe kjo për arsye me vend. Kafshët s’i bëjnë dot hapat e nevojshëm që i kualifikojnë për ‘thirrjen qiellore’. (Hebrenjve 3:1) Këta hapa përfshijnë: të marrësh njohuri për Perëndinë, të ushtrosh besim dhe t’u bindesh urdhrave të tij. (Mateu 19:17; Gjoni 3:16; 17:3) Vetëm njerëzit u krijuan me perspektivën e jetës së përhershme.—Zanafilla 2:16, 17; 3:22, 23.

Që të shkojnë në qiell, krijesat tokësore duhet të ringjallen. (1 Korintasve 15:42) Bibla përmend disa ringjallje. (1 Mbretërve 17:17-24; 2 Mbretërve 4:32-37; 13:20, 21; Luka 7:11-15; 8:41, 42, 49-56; Gjoni 11:38-44; Veprat 9:36-42; 20:7-12) Por, në të gjitha rastet, u ringjallën njerëz dhe jo kafshë.

  • A kanë shpirt kafshët?

  • A vdes shpirti?

  • A mëkatojnë kafshët?

  • A është e pranueshme mizoria ndaj kafshëve?

A kanë shpirt kafshët?

Jo. Bibla thotë se, si kafshët, edhe njerëzit janë shpirtra. (Numrat 31:28) Kur njeriu i parë, Adami, u krijua, nuk iu dha një shpirt po «u bë një qenie e gjallë». (Zanafilla 2:7) Shpirti përbëhet nga dy gjëra: «pluhuri i tokës» dhe ‘fryma e jetës’.

A vdes shpirti?

Po, Bibla mëson se shpirti vdes. (Levitiku 21:11; Ezekieli 18:20) Kur njerëzit vdesin dhe kafshët ngordhin, kthehen në pluhurin e tokës. (Eklisiastiu 3:19, 20) Me fjalë të tjera, nuk ekzistojnë më.

A mëkatojnë kafshët?

Jo. Të mëkatosh do të thotë të mendosh, të ndiesh dhe të bësh diçka që shkel standardet e Perëndisë. Që të arrijë të mëkatojë, një krijesë duhet të jetë në gjendje të marrë vendime morale, aftësi që kafshët nuk e kanë. Zakonisht veprojnë në bazë të instinktit dhe jetojnë për njëfarë kohe. (2 Pjetrit 2:12) Në fund të jetës ngordhin, ndonëse nuk kanë mëkatuar.

A është e pranueshme mizoria ndaj kafshëve?

Jo. Perëndia u dha njerëzve pushtet mbi kafshët, por jo të drejtën për t’i keqtrajtuar. (Zanafilla 1:28; Psalmi 8:6-8) Perëndia kujdeset për mirëqenien e secilës kafshë—përfshirë zogjtë e vegjël. (Jonai 4:11; Mateu 10:29) Ai i urdhëroi adhuruesit e tij që t’i trajtonin kafshët me kujdes.—Eksodi 23:12; Ligji i përtërirë 25:4; Proverbat 12:10.

Vargje nga Bibla që lidhen me kafshët

Zanafilla 1:28: «Perëndia i bekoi [njerëzit e parë] dhe u tha: ‘Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën e sundojeni dhe mbani të nënshtruar peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.’»

Kuptimi: Perëndia u dha njerëzve pushtet mbi kafshët.

Numrat 31:28: «Nga ushtarët që shkuan në betejë, merrni si taksë . . . një shpirt në 500: nga njerëzit, gjedhët, gomarët dhe dhentë.»

Kuptimi: Si kafshët, edhe njerëzit janë shpirtra.

Proverbat 12:10: «I drejti kujdeset për kafshët e veta.»

Kuptimi: Njerëzit e mirë kujdesen siç duhet për kafshët, përfshirë kafshët që mbajnë në shtëpi.

Mateu 10:29: «A nuk shiten dy harabela për një monedhë të vogël? E megjithatë, asnjë prej tyre nuk bie përtokë pa dijeninë e Atit tuaj.»

Kuptimi: Perëndia i vëren dhe kujdeset për kafshët—edhe për zogjtë e vegjël.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo