BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ie f. 21
  • Përse vdesim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse vdesim?
  • Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mosbindja sjell vdekje
  • «Vdekja u përhap ndër të gjithë njerëzit»
  • Pse plakemi dhe vdesim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Armiku i fundit, vdekja, asgjësohet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Jezui shpëton: Por, si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Vdekja dhe ringjallja e Jezuit—Ç’domethënie kanë për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
ie f. 21

Përse vdesim?

«Mbi të gjitha majat e kodrave tani ka qestësi, në të gjitha majat e pemëve mezi dëgjon një frymëmarrje; zogjtë janë të fjetur nëpër pemë: prit; shpejt si ata ti do të pushosh.»​—JOHAN VOLFGANG VON GËTE, POET GJERMAN.

1, 2. (a) Me çfarë dëshire u krijuan njerëzit? (b) Çfarë lloj jete gëzonte çifti i parë njerëzor?

PERËNDIA i krijoi njerëzit me dëshirën e zjarrtë për të jetuar përgjithmonë. Në të vërtetë, Bibla thotë që ai ka vënë «madje përjetësinë në zemrat e tyre». (Predikuesi [Eklisiastiu] 3:11, Dio) Por, Perëndia bëri më tepër se sa, thjesht, u dha njerëzve dëshirën për të jetuar përgjithmonë. Ai u dha, gjithashtu, mundësinë për ta bërë këtë.

2 Prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, u krijuan të përsosur, pa asnjë defekt në mendje ose trup. (Ligji i përtërirë 32:4) Imagjinoni, pa dhimbje dhe vuajtje kronike, pa frikë jonormale ose ankthe! Përveç kësaj, Perëndia i vendosi ata në një shtëpi Parajsë të mrekullueshme. Perëndia kishte si qëllim që njeriu të jetonte përgjithmonë dhe që me kohë toka të mbushej me pasardhësit e tij të përsosur. (Zanafilla 1:31; 2:15) Pse vdesim, atëherë?

Mosbindja sjell vdekje

3. Nga se varej jeta e përjetshme për Adamin dhe Evën?

3 Perëndia e urdhëroi Adamin: «Nga çdo pemë e kopshtit mund të hash sa të ngopesh. Por, sa për pemën e njohjes të së mirës dhe të së keqes nuk duhet të hash nga ajo, sepse ditën që do të hash prej saj, me siguri do të vdesësh.» (Zanafilla 2:16, 17) Kështu, jeta e përjetshme për Adamin dhe Evën ishte e kushtëzuar; ajo varej nga bindja e tyre ndaj Perëndisë.

4. Kur Adami dhe Eva mëkatuan, përse e humbën perspektivën për të jetuar përgjithmonë në Parajsë?

4 Por, mjerisht Adami dhe Eva nuk ju bindën ligjit të Perëndisë. (Zanafilla 3:1-6) Duke vepruar kështu ata u bënë mëkatarë, sepse «mëkati është paligjshmëri». (1. Gjonit 3:4) Si rezultat, Adami dhe Eva nuk e kishin më perspektivën e jetës së përjetshme. Përse? Sepse «paga që mëkati paguan është vdekja». (Romakëve 6:23) Prandaj, kur shpalli dënimin mbi Adamin dhe Evën, Perëndia tha: «Ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.» Kështu, prindërit tanë të parë u dëbuan nga shtëpia e tyre Parajsë. Në ditën që ata mëkatuan, Adami dhe Eva filluan ngadalë, por qëndrueshëm, procesin e vdekjes.​—Zanafilla 3:19, 23, 24.

«Vdekja u përhap ndër të gjithë njerëzit»

5. Si u përhap vdekja ndër të gjithë racën njerëzore?

5 Tani, Adami dhe Eva e kishin të gdhendur mëkatin në gjenet e tyre. Prandaj ata nuk mund të lindnin më pasardhës të përsosur, ashtu si një formë e papërsosur nuk mund të prodhojë një objekt të përsosur. (Jobi 14:4) Vërtetë, çdo lindje njerëzore vërteton se prindërit tanë të parë humbën shëndetin e përsosur dhe jetën e përjetshme për veten e tyre e për pasardhësit e tyre. Apostulli i krishterë Pavël shkroi: «Nëpërmjet një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe vdekja nëpërmjet mëkatit dhe kështu vdekja u përhap ndër të gjithë njerëzit, sepse të gjithë ata kishin mëkatuar.»​—Romakëve 5:12; krahaso Psalmin 51:5.

6. Përse vdesim?

6 Sot shkencëtarët nuk e dinë pikërisht përse njerëzit plaken dhe vdesin. Bibla, megjithatë, shpjegon që ne vdesim për shkak se kemi lindur mëkatarë, duke qenë se e kemi trashëguar këtë gjendje nga prindërit tanë të parë. Por, çfarë ndodh me ne kur vdesim?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo