BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kënga e Solomonit 5
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Këngës së Solomonit

    • SHULAMITJA NË JERUSALEM (3:6–8:4)

Kënga e Solomonit 5:1

Referime anësore

  • +Kng 4:16
  • +Kng 4:13, 14
  • +Kng 4:11
  • +Kng 1:2

Kënga e Solomonit 5:2

Referime anësore

  • +Kng 3:1
  • +Lu 2:8

Kënga e Solomonit 5:3

Shënimet

  • *

    Ose «Rrobën e shtëpisë».

Kënga e Solomonit 5:6

Shënimet

  • *

    Ose «U dëshpërova».

  • *

    Një mundësi tjetër «Shpirti m’u fik kur ai foli».

Referime anësore

  • +Kng 3:1, 3

Kënga e Solomonit 5:7

Shënimet

  • *

    Ose «shallin».

Kënga e Solomonit 5:11

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «tufëza hurmash Arabie».

Kënga e Solomonit 5:12

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «buzë krojeve».

Kënga e Solomonit 5:13

Referime anësore

  • +Kng 6:2
  • +Kng 1:13

Kënga e Solomonit 5:15

Referime anësore

  • +Ps 92:12

Kënga e Solomonit 5:16

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «Qiellza».

Referime anësore

  • +Kng 2:3

Të përgjithshme

Këng. 5:1Kng 4:16
Këng. 5:1Kng 4:13, 14
Këng. 5:1Kng 4:11
Këng. 5:1Kng 1:2
Këng. 5:2Kng 3:1
Këng. 5:2Lu 2:8
Këng. 5:6Kng 3:1, 3
Këng. 5:13Kng 6:2
Këng. 5:13Kng 1:13
Këng. 5:15Ps 92:12
Këng. 5:16Kng 2:3
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Kënga e Solomonit 5:1-16

Kënga e Solomonit

5 «Në kopshtin tim hyra,+

o e shtrenjta ime, nusja ime,

dhe mblodha mirrën e bimët e mia aromatike.+

Hëngra huallin dhe mjaltin tim,

piva verën dhe qumështin tim.»+

«Hani o miq të shtrenjtë!

Pini e dehuni me shprehje dashurie!»+

 2 «Në gjumë jam, por zemra s’më fle.+

Ja, kjo është trokitja e të shtrenjtit tim!

‘Hapma derën, o e shtrenjta ime, e dashura ime,

pëllumbesha ime, e përkryera ime!

Se kokën, vesa ma ka lagur,

dhe kaçurrelat, pikat e vesës së natës m’i kanë mbuluar.’+

 3 Tunikën* e kam zhveshur. Ta vesh përsëri?

Këmbët i kam larë. T’i ndot sërish?

 4 I shtrenjti im tërhoqi dorën nga e çara e derës,

dhe zemra m’u drodh e fort filloi të rrihte.

 5 U ngrita që të shtrenjtit tim t’ia hapja derën.

Duart mirrë më pikuan,

dhe gishtat mbi dorezë, mirrë të lëngët lotuan.

 6 Të shtrenjtit tim derën ia hapa,

por i shtrenjti im nuk ishte më, kish ikur.

Shpirti m’u fik,* sepse ai ishte larguar.*

E kërkova, por nuk e gjeta.+

E thirra, por nuk m’u përgjigj.

 7 Tek kontrollonin qytetin, rojat më gjetën,

më rrahën e më bënë plagë.

Rojat e mureve ma hoqën velin.*

 8 O bija të Jerusalemit, m’u betoni:

në e gjetshi të shtrenjtin tim

i thoni që po tretem nga dashuria.»

 9 «Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,

o më e bukura e grave?

Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,

që na ke vënë të betohemi kështu?»

10 «I shtrenjti im të verbon me bukurinë, dhe faqet i kuqëlojnë;

ndër dhjetë mijë veta bie në sy.

11 Koka e tij, e bukur si ari i kulluar,

kaçurrelat i valëzojnë si degë palmash,*

të zeza si korbi janë.

12 Sytë e tij u ngjajnë pëllumbave buzë përrenjve,

tek lahen në qumësht,

tek prehen pranë gropëzave ujëplotë.*

13 Mollëzat e tij janë si një lëndinë me bimë aromatike,+

si bregore me barëra erëmirë.

Buzët e tij janë zambakë që pikojnë mirrë të lëngët.+

14 Duart e tij janë si cilindra ari me krizolit stolisur,

barku, si fildish i lëmuar me safirë mbuluar.

15 Këmbët e tij janë si shtylla mermeri mbështetur në piedestale ari të kulluar.

Ai është i bukur si Libani, shtathedhur si cedrat madhështorë.+

16 Goja* e tij është veç ëmbëlsi,

dhe ai i tëri të bën për vete.+

Ky është i shtrenjti im, zemra ime, o bija të Jerusalemit.»

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo