BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 22:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 sepse është e vetmja rrobë që ka për të mbuluar trupin. Me se do të flejë nëse mbetet pa të?+ E kur të më thërrasë për ndihmë, me siguri do ta dëgjoj, sepse unë jam i dhembshur.*+

  • 2 Kronikave 30:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 E nëse ktheheni te Jehovai, ata që mbajnë robër vëllezërit e djemtë tuaj do të kenë mëshirë për ta+ dhe do t’i lejojnë të kthehen në këtë vend.+ Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është i dhembshur* e i mëshirshëm+ dhe nuk do t’i largojë sytë nga ju, nëse ktheheni tek ai.»+

  • Nehemia 9:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 17 Ata nuk pranuan të dëgjonin+ dhe nuk i kujtuan veprat e jashtëzakonshme që kreve mes tyre, por u bënë kokëfortë* dhe vunë dikë në krye që të ktheheshin te skllavëria e tyre në Egjipt.+ Por ti je një Perëndi që mezi pret të falësh, i dhembshur* dhe i mëshirshëm, që nuk zemërohesh shpejt e plot dashuri besnike,*+ prandaj nuk i braktise.+

  • Psalmi 86:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Por ti, o Jehova, je Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur,*

      nuk zemërohesh shpejt dhe je plot dashuri* e besnikëri.*+

  • Joeli 2:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Shqyeni zemrat+ dhe jo rrobat.+

      Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj,

      se ai është i dhembshur* e i mëshirshëm,

      nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashuri besnike;+

      ai do ta mendojë edhe një herë* të keqen që do të sjellë.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo