BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Levitiku 14:49-53
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 49 Për ta pastruar shtëpinë nga papastërtia,* ai do të marrë dy zogj, dru cedri, copë në të kuqe të ndezur dhe hisop.+ 50 Njërin nga zogjtë do ta therë në një enë balte me ujë burimi. 51 Pastaj do të marrë drurin e cedrit, hisopin, copën në të kuqe të ndezur dhe zogun e gjallë e do t’i zhytë në gjakun e zogut të therur në enën me ujë burimi, dhe këtë gjak duhet ta spërkatë shtatë herë në drejtim të shtëpisë.+ 52 Do ta pastrojë shtëpinë nga papastërtia* me gjakun e zogut, me ujin e burimit, me zogun e gjallë, me drurin e cedrit, me hisopin dhe me copën në të kuqe të ndezur. 53 Zogun e gjallë do ta lërë të lirë në fushë, jashtë qytetit, dhe do të bëjë shlyerjen për shtëpinë, e kështu ajo do të jetë e pastër.

  • Numrat 19:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Prifti do të marrë dru cedri, bimë hisopi+ dhe një copë në ngjyrë të kuqe të ndezur, e do t’i hedhë në zjarrin ku po digjet lopa.

  • Numrat 19:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 Një njeri i pastër duhet të mbledhë hirin e lopës+ dhe ta çojë jashtë kampit në një vend të pastër, dhe asambleja e izraelitëve do ta ruajë hirin që të përgatitë me të ujin e pastrimit.+ Është një blatim për mëkatin.

  • Psalmi 51:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  7 Pastromë me hisop* nga mëkati im, që të jem i pastër!+

      Lamë, që të bëhem më i bardhë se bora!+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo