-
Eksodi 14:11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 dhe i thanë Moisiut: «S’kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim këtu në shkretëtirë?!+ Pse na e bëre këtë dhe na nxore nga Egjipti?!
-
-
Eksodi 17:3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Por populli kishte shumë etje dhe murmuriste kundër Moisiut:+ «Pse na nxore nga Egjipti, që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtitë tona?»
-
-
Numrat 16:13, 14Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 S’të mjafton që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë për të na vrarë në shkretëtirë?!+ Tani do të bëhesh edhe zot mbi ne?!* 14 Faktikisht, nuk na ke sjellë në ndonjë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë+ e as nuk na ke dhënë si trashëgimi ara e vreshta. Mos do t’u nxjerrësh edhe sytë këtyre burrave? Nuk vijmë, jo!»
-