BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Numrat 16:39, 40
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 39 Kështu prifti Eleazar mori mbajtëset e zjarrit prej bakri, që kishin paraqitur ata që i përpiu zjarri, dhe i rrahu e i ktheu në petëza që të vishte altarin, 40 siç i kishte thënë Jehovai me anë të Moisiut. Ky ishte një përkujtues për izraelitët që asnjeri i paautorizuar,* që s’ishte pasardhës i Aronit, të mos afrohej për të djegur temjan para Jehovait,+ dhe që asnjë të mos bëhej si Korahu dhe përkrahësit e tij.+

  • 1 Samuelit 6:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Por Perëndia i vrau njerëzit e Beth-Shemeshit, sepse kishin parë Arkën e Jehovait. Ai vrau 50.070* burra nga populli, dhe populli nisi të mbante zi, sepse Jehovai kishte bërë kërdi të madhe.+

  • 2 Kronikave 26:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Por, me t’u bërë i fortë, zemra e tij u bë fodulle aq sa e rrënoi, kështu që veproi me pabesi ndaj Jehovait, Perëndisë së tij, dhe hyri në tempullin e Jehovait për të djegur temjan mbi altarin e temjanit.+

  • 2 Kronikave 26:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Këta u përballën me mbretin Uziah dhe i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, të djegësh temjan për Jehovain!+ Vetëm priftërinjtë duhet të djegin temjan, sepse janë pasardhës të Aronit+ dhe janë të shenjtëruar. Dil nga shenjtërorja sepse ke vepruar me pabesi, dhe Perëndia Jehova nuk do të të nderojë për këtë.»

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo