15Pas këtyre gjërave, fjala e Jehovait iu drejtua Abramit në një vegim:* «Mos ki frikë+ Abram. Unë jam mburoja jote.+ Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.»+
5 Tani, Perëndia i tha Abramit të dilte jashtë tendës: «Të lutem, ngriji sytë drejt qiellit dhe numëro yjet, nëse mund t’i numërosh.» Dhe vazhdoi: «Kështu do të bëhet pasardhësi* yt.»+