-
Numrat 15:8-10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Por nëse paraqitni një mashkull nga bagëtia e trashë si blatim të djegur+ ose një flijim për një zotim të veçantë+ ose një flijim në bashkësi për Jehovain,+ 9 bashkë me të duhet të paraqitni edhe tri të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me gjysmë hini vaj si blatim në drithë.+ 10 Përveç këtyre duhet të paraqitni gjysmë hini verë si blatim në pije,+ si blatim të bërë me zjarr, si aromë të këndshme* për Jehovain.
-