16 Çdo mashkull duhet të paraqitet tri herë në vit para Jehovait, Perëndisë tënd, në vendin që Ai do të zgjedhë: për Festën e Bukëve Pa Maja,+ për Festën e Javëve+ e për Festën e Kasolleve.*+ Askush të mos vijë duarbosh para Jehovait.
18 Ndërkohë Samueli shërbente+ përpara Jehovait. Ai mbante veshur një efod* linoje,+ edhe pse ishte vetëm një djalosh. 19 Gjithashtu e ëma i bënte një veshje të vogël pa mëngë dhe ia çonte vit për vit kur shkonte bashkë me burrin në Shiloh për të paraqitur flijimin vjetor.+