BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 22:18, 19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ke dëgjuar: 19 “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule+ para Jehovait sapo dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi e banorëve të tij​—se do t’u binte një mallkim dhe se popujt do të llahtariseshin prej tyre—​dhe shqeve rrobat+ e qave para meje, edhe unë të dëgjova,​—thotë Jehovai.—​

  • 2 Kronikave 33:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Ai vazhdoi t’i lutej Perëndisë, kështu që Perëndia u prek nga përgjërimi i tij, ia dëgjoi kërkesën për miratim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë e tij.+ Atëherë Manaseu kuptoi se Jehovai është Perëndia i vërtetë.+

  • Psalmi 22:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 24 Se ai nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve,+

      jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar,+

      thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.+

  • Psalmi 34:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Proverbat 28:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Kush i mbulon fajet* e veta, nuk do t’ia dalë mbanë,+

      por atij që i rrëfen dhe heq dorë prej tyre, do t’i tregohet mëshirë.+

  • Isaia 57:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Se kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi

      që ekziston* përgjithmonë+ dhe që e ka emrin të shenjtë:+

      «Unë banoj në lartësi e në vend të shenjtë+

      por jam edhe me të dërrmuarin e të brengosurin,*

      që t’u jap forcë të brengosurve

      dhe t’ua ngre zemrën peshë të dërrmuarve.+

  • Luka 15:22-24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Por i ati u tha skllevërve të vet: ‘Shpejt, sillni një mantel, më të mirin, dhe vishjani, vërini një unazë në dorë dhe vishini sandale në këmbë. 23 Sillni edhe viçin e majmë, thereni dhe le të hamë e të festojmë, 24 sepse djali im ishte i vdekur dhe u kthye përsëri në jetë,+ ishte i humbur dhe u gjet.’ Kështu ata nisën të kënaqeshin e të festonin.

  • Luka 18:13, 14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Kurse taksambledhësi qëndronte në këmbë larg dhe as guxonte të ngrinte sytë drejt qiellit, por i binte gjoksit me grushte dhe thoshte: ‘O Perëndi, ki mëshirë për* mua mëkatarin!’+ 14 Unë po ju them se ky zbriti e u kthye në shtëpi më i drejtë se fariseu.+ Vërtet, kushdo që e lartëson veten, do të përulet, por kushdo që e përul veten, do të lartësohet.»+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo