BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Samuelit 7:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Tani thuaji këtë shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë të mora nga kullotat, ndërsa shkoje pas kopesë,+ që të bëheshe prijësi i popullit tim, Izraelit.+

  • 2 Samuelit 7:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Shtëpia dhe mbretëria jote kanë për të qenë të sigurta përgjithmonë. Froni yt do të jetë i patundur përjetë.’”»+

  • 2 Samuelit 23:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  5 A nuk është vallë e tillë shtëpia ime para Perëndisë?

      Se ai ka bërë me mua një besëlidhje të përjetshme,+

      të përcaktuar në çdo hollësi dhe të sigurt.

      Meqë ajo është gjithë shpëtimi im dhe gjithë kënaqësia ime,

      a nuk do ta bëjë ai të lulëzojë?+

  • Psalmi 89:28, 29
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 28 Dashuria besnike që kam për të nuk do të shuhet kurrë;+

      unë nuk kam për ta shkelur asnjëherë besëlidhjen që bëra me të.+

      29 Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* e tij përjetë

      dhe fronin e tij do ta bëj të patundur si qiejt.+

  • Jeremia 33:25, 26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Kështu thotë Jehovai: ‘Siç është e sigurt që kam themeluar besëlidhjen time për ditën dhe natën,+ për ligjet e qiellit dhe të tokës,+ 26 po kështu nuk do t’i hedh kurrë poshtë pasardhësit* e Jakobit dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nga pasardhësit* e tij do të zgjedh sundimtarë për pasardhësit* e Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Unë do t’i mbledh robërit e tyre,+ sepse do të më dhimbsen.’»+

  • Veprat 13:34
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 34 Faktin që e ringjalli Jezuin nga të vdekurit e i dha një trup të pashkatërrueshëm, Perëndia e kishte konfirmuar me këto fjalë: ‘Do t’ju tregoj po atë dashuri besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.’+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo