-
Mateu 15:9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Më kot vazhdojnë të më adhurojnë, sepse doktrinat që mësojnë, janë veçse urdhërime njerëzish.’»+
-
-
Marku 7:8-13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Ju lini pas dore urdhërimet e Perëndisë, por ruani me fanatizëm traditat e njerëzve.»+
9 Ai u tha akoma: «Ju i shpërfillni me marifet urdhërimet e Perëndisë, që të ruani traditat tuaja.+ 10 Për shembull, Moisiu tha: ‘Ndero babanë dhe nënën tënde’+ dhe ‘Ai që shan* babanë ose nënën, do të vdesë.’+ 11 Kurse ju thoni: “Nëse dikush i thotë babait ose nënës: ‘Gjithçka me të cilën mund të të ndihmoja, është kurban (domethënë, dhuratë kushtuar Perëndisë)’”, 12 ju nuk e lini më të bëjë asgjë për babanë ose nënën.+ 13 Kështu e zhvleftësoni fjalën e Perëndisë për shkak të traditave që përcillni,+ dhe bëni edhe shumë gjëra të ngjashme me këto.»+
-