BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Marku 8:1-9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Ato ditë u mblodh sërish një turmë e madhe dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë, prandaj Jezui i thirri dishepujt dhe u tha: 2 «Më vjen keq për turmën,+ sepse tashmë kanë tri ditë që qëndrojnë me mua dhe nuk kanë ç’të hanë.+ 3 Nëse i nis pa ngrënë në shtëpi, do t’u bjerë të fikët rrugës, meqë disa prej tyre vijnë nga larg.» 4 Por dishepujt iu përgjigjën: «E ku mund të gjendet bukë në këtë vend të veçuar për të ngopur gjithë këta njerëz?» 5 Atëherë ai i pyeti: «Sa bukë keni?» Ata iu përgjigjën: «Shtatë.»+ 6 Kështu ai i tha turmës të shtrohej përtokë, mori shtatë bukët, falënderoi Perëndinë, i theu dhe nisi t’ua jepte dishepujve që t’ia shpërndanin turmës.+ 7 Kishin edhe ca peshq të vegjël dhe, pasi falënderoi Perëndinë,* Jezui u tha t’i shpërndanin edhe këta. 8 Kështu ata hëngrën e u ngopën, dhe mblodhën copat që kishin tepruar: shtatë shporta të mëdha të mbushura plot.+ 9 Ata ishin rreth 4.000 burra; pastaj ai e nisi turmën.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo