-
Marku 14:3-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Kur Jezui ishte në Betani, në shtëpinë e Simonit, të lebrosurit, ndërsa po hante,* erdhi një grua me një enë alabastri me vaj aromatik, nard të pastër, shumë të shtrenjtë. Ajo e hapi* enën dhe nisi t’ia derdhte vajin mbi kokë.+ 4 Atëherë disa nga ata i thanë njëri-tjetrit të indinjuar: «Pse të harxhohet kot ky vaj aromatik? 5 Ky vaj mund të ishte shitur më shumë se 300 denarë* e paratë t’u jepeshin të varfërve!» Prandaj ishin tepër të acaruar me atë grua.* 6 Por Jezui tha: «Lëreni të qetë. Pse e bezdisni? Ajo bëri një vepër të mirë ndaj meje.+ 7 Të varfrit do t’i keni gjithmonë+ dhe mund t’u bëni mirë sa herë të doni, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.+ 8 Ajo bëri atë që mundi; hodhi vaj aromatik mbi trupin tim për ta përgatitur që më parë për varrim.+ 9 Vërtet po ju them: kudo që të predikohet lajmi i mirë në mbarë botën,+ do të tregohet edhe ajo që bëri kjo grua, në kujtim të saj.»+
-
-
Gjoni 12:1-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Gjashtë ditë para Festës së Kalimit,* Jezui mbërriti në Betani ku jetonte Lazari,+ të cilin Jezui e kishte ngritur nga të vdekurit. 2 Prandaj, atje shtruan një darkë për të, dhe Marta po u shërbente,+ kurse Lazari ishte njëri nga ata që ishin shtruar në tryezë. 3 Atëherë Maria mori një libër* vaj aromatik, nard të pastër, shumë të shtrenjtë, dhe e derdhi mbi këmbët e Jezuit e ia thau ato me flokët e vet. Shtëpia u mbush me aromën e vajit.+ 4 Por Judë Iskarioti,+ një nga dishepujt e tij, i cili do ta tradhtonte pas pak, tha: 5 «Pse të mos shitej ky vaj aromatik për 300 denarë* e paratë t’u jepeshin të varfërve?» 6 Megjithatë, ai nuk e tha këtë ngaqë e brente meraku për të varfrit, por ngaqë ishte hajdut; ai vetë e mbante kutinë e parave për dishepujt dhe vidhte paratë që viheshin atje. 7 Atëherë Jezui tha: «Lëreni të qetë që ajo ta ndjekë këtë zakon e të më përgatitë për ditën e varrimit.+ 8 Të varfrit do t’i keni gjithmonë,+ kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.»+
-