-
Marku 14:37-42Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
37 Kur u kthye, i gjeti duke fjetur, dhe i tha Pjetrit: «Simon, po fle? Nuk pate forcë të qëndroje vigjilent as edhe një orë?+ 38 Qëndroni vigjilentë dhe lutuni vazhdimisht, që të mos tundoheni.+ Sigurisht, zemra* është gati, por trupi* është i dobët.»+ 39 Iku përsëri dhe u lut me të njëjtat fjalë.+ 40 U kthye prapë dhe i gjeti duke fjetur, sepse u ishin rënduar sytë, prandaj nuk dinin si t’i përgjigjeshin. 41 U kthye për të tretën herë dhe u tha: «Në një kohë si kjo, ju flini dhe pushoni?! Mjaft fjetët! Erdhi ora!+ Ja, Birin e njeriut e kanë tradhtuar dhe e kanë dorëzuar në duart e mëkatarëve. 42 Ngrihuni, le të shkojmë. Tradhtari im është afër.»+
-
-
Luka 22:45Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
45 Kur mbaroi lutjen, u ngrit dhe shkoi te dishepujt, por i gjeti duke dremitur, ngaqë u ishin shterur fuqitë nga hidhërimi.+
-