-
Luka 22:10-13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Ai u përgjigj: «Kur të hyni në qytet, do t’ju dalë përpara një njeri duke mbajtur një enë balte për ujë. Shkoni pas tij deri në shtëpinë ku do të hyjë ai.+ 11 I thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi pyet: ‘Ku është dhoma e mysafirëve, që të ha darkën e Festës së Kalimit me dishepujt e mi?’” 12 Ai do t’ju tregojë sipër një dhomë të madhe e të mobiluar. Atje bëjeni gati darkën.» 13 Kështu ata u nisën dhe e gjetën shtëpinë ashtu siç u kishte thënë, dhe përgatitën darkën e Festës së Kalimit.
-