-
Marku 1:35-38Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Herët në mëngjes, pa zbardhur ende, ai u çua, doli përjashta dhe shkoi në një vend të veçuar, e atje nisi të lutej.+ 36 Mirëpo Simoni dhe ata që ishin me të, e ndoqën nga pas. 37 Kur e gjetën, i thanë: «Po të kërkojnë të gjithë.» 38 Por ai ua ktheu: «Le të shkojmë diku tjetër, në qytezat këtej afër, që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur.»+
-