-
Mateu 26:69, 70Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
69 Ndërkohë, Pjetri po rrinte ulur jashtë në oborr. Një shërbëtore iu afrua dhe i tha: «Edhe ti ishe me Jezuin, galileasin.»+ 70 Por ai e mohoi përpara të gjithëve dhe tha: «Nuk e di për çfarë po flet.»
-
-
Marku 14:69, 70Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
69 Shërbëtorja e pa atje dhe përsëri filloi t’u thoshte atyre që ishin aty pranë: «Ky është një nga ata.» 70 Ai e mohoi sërish. Pas pak, ata që ishin aty pranë, nisën t’i thoshin edhe një herë Pjetrit: «E sigurt që edhe ti je një nga ata, sepse je galileas.»
-
-
Luka 22:58Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
58 Pak më vonë e pa edhe një tjetër dhe i tha: «Edhe ti je një nga ata.» Por Pjetri iu përgjigj: «Jo, mor burrë, nuk jam!»+
-