-
Veprat 2:29-32Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Burra, vëllezër, juve mund t’ju flasim hapur për patriarkun David, i cili vdiq e u varros,+ dhe varri i tij gjendet mes nesh deri më sot. 30 Meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij do të vendoste një nga pasardhësit e vet,*+ 31 e dinte që më përpara se Krishti do të ringjallej dhe tha për të se nuk u braktis në Varr* dhe se trupi i tij nuk u kalb.*+ 32 Perëndia e ringjalli këtë Jezu, dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë.+
-