-
Mateu 10:2-4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
2 Emrat e 12 apostujve janë:+ i pari, Simoni, që e thërritnin Pjetër,+ dhe Andrea,+ i vëllai; Jakovi, biri i Zebedeut, dhe Gjoni,+ i vëllai; 3 Filipi dhe Bartolomeu;+ Thomai+ dhe Mateu,+ taksambledhësi; Jakovi, biri i Alfeut, dhe Tadeu; 4 Simon i Zellshmi;* dhe Judë Iskarioti, i cili më vonë e tradhtoi Jezuin.+
-
-
Luka 6:13-16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Kur zbardhi dita, thirri pranë dishepujt dhe zgjodhi 12 prej tyre, të cilët i quajti apostuj:+ 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andrean, vëllanë e tij, Jakovin, Gjonin, Filipin,+ Bartolomeun, 15 Mateun, Thomain,+ Jakovin, të birin e Alfeut, Simonin, që quhet i Zellshmi, 16 Judën, të birin e Jakovit, dhe Judë Iskariotin, i cili u bë tradhtar.
-
-
Veprat 1:13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Kur arritën në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme ku po strehoheshin. Atje ndodheshin Pjetri, Gjoni, Jakovi, Andrea, Filipi, Thomai, Bartolomeu, Mateu, Jakovi, biri i Alfeut, Simoni, i zellshmi, dhe Juda, biri i Jakovit.+
-