BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 29
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Hezekia, mbret i Judës (1, 2)

      • Reformat e Hezekisë (3-11)

      • Pastrohet tempulli (12-19)

      • Rifillojnë shërbimet në tempull (20-36)

2 Kronikave 29:1

Referime anësore

  • +Is 1:1; Ho 1:1; Mt 1:10
  • +2Mb 18:1, 2

2 Kronikave 29:2

Referime anësore

  • +2Kr 31:20
  • +1Mb 15:5; 2Mb 18:3

2 Kronikave 29:3

Referime anësore

  • +1Mb 6:33, 34; 2Kr 28:24

2 Kronikave 29:5

Referime anësore

  • +1Kr 15:11, 12
  • +2Mb 18:4

2 Kronikave 29:6

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «e kthyen fytyrën në anën tjetër».

Referime anësore

  • +2Kr 28:22, 23; Jr 44:21
  • +Jr 2:27; Ezk 8:16

2 Kronikave 29:7

Shënimet

  • *

    Domethënë, të hyrjes së tempullit.

Referime anësore

  • +1Mb 6:33, 34
  • +Le 24:2
  • +Eks 30:8
  • +Eks 29:38

2 Kronikave 29:8

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».

Referime anësore

  • +2Kr 24:18
  • +Le 26:32; Lp 28:15, 25

2 Kronikave 29:9

Referime anësore

  • +Le 26:14, 17
  • +2Kr 28:5-8

2 Kronikave 29:10

Referime anësore

  • +2Kr 15:10-13

2 Kronikave 29:11

Shënimet

  • *

    Ose «të pushoni».

Referime anësore

  • +Nu 3:6; Lp 10:8
  • +1Kr 23:13

2 Kronikave 29:12

Referime anësore

  • +Nu 4:2, 3; 1Kr 23:12
  • +1Kr 23:21
  • +1Kr 23:7

2 Kronikave 29:13

Referime anësore

  • +1Kr 15:16, 17; 25:1, 2

2 Kronikave 29:14

Referime anësore

  • +1Kr 25:5
  • +1Kr 25:1

2 Kronikave 29:15

Referime anësore

  • +2Kr 29:5

2 Kronikave 29:16

Referime anësore

  • +1Mb 6:36
  • +2Mb 23:4, 6; 2Kr 15:16; Gjo 18:1

2 Kronikave 29:17

Referime anësore

  • +1Mb 6:3; 1Kr 28:11

2 Kronikave 29:18

Shënimet

  • *

    Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin

Referime anësore

  • +2Kr 4:1
  • +1Mb 7:40
  • +1Mb 7:48

2 Kronikave 29:19

Referime anësore

  • +2Kr 28:1, 2, 24
  • +2Kr 29:5

2 Kronikave 29:21

Referime anësore

  • +Le 4:3, 13, 14; Nu 15:22-24

2 Kronikave 29:22

Referime anësore

  • +Le 4:4
  • +Le 4:7, 18

2 Kronikave 29:25

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +1Kr 25:1, 6; 2Kr 9:11
  • +1Kr 28:12, 13; 2Kr 8:12, 14
  • +2Sa 24:11, 12; 1Kr 29:29
  • +2Sa 7:2; 12:1

2 Kronikave 29:26

Referime anësore

  • +Nu 10:8; 1Kr 15:24

2 Kronikave 29:27

Referime anësore

  • +Le 1:3, 4

2 Kronikave 29:30

Referime anësore

  • +2Sa 23:1
  • +1Kr 16:7

2 Kronikave 29:31

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «Tani ju është mbushur dora».

Referime anësore

  • +Le 1:3

2 Kronikave 29:32

Referime anësore

  • +1Mb 3:4; 8:63; 1Kr 29:21, 22

2 Kronikave 29:34

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «ishin me zemër më të drejtë».

Referime anësore

  • +Nu 8:19; 2Kr 30:17; 35:10, 11
  • +2Kr 30:2, 3

2 Kronikave 29:35

Shënimet

  • *

    Ose «të rivendosej».

Referime anësore

  • +2Kr 29:32
  • +Le 3:1, 14-16
  • +Nu 15:5

2 Kronikave 29:36

Referime anësore

  • +2Kr 30:12

Të përgjithshme

2 Kron. 29:1Is 1:1; Ho 1:1; Mt 1:10
2 Kron. 29:12Mb 18:1, 2
2 Kron. 29:22Kr 31:20
2 Kron. 29:21Mb 15:5; 2Mb 18:3
2 Kron. 29:31Mb 6:33, 34; 2Kr 28:24
2 Kron. 29:51Kr 15:11, 12
2 Kron. 29:52Mb 18:4
2 Kron. 29:62Kr 28:22, 23; Jr 44:21
2 Kron. 29:6Jr 2:27; Ezk 8:16
2 Kron. 29:71Mb 6:33, 34
2 Kron. 29:7Le 24:2
2 Kron. 29:7Eks 30:8
2 Kron. 29:7Eks 29:38
2 Kron. 29:82Kr 24:18
2 Kron. 29:8Le 26:32; Lp 28:15, 25
2 Kron. 29:9Le 26:14, 17
2 Kron. 29:92Kr 28:5-8
2 Kron. 29:102Kr 15:10-13
2 Kron. 29:11Nu 3:6; Lp 10:8
2 Kron. 29:111Kr 23:13
2 Kron. 29:12Nu 4:2, 3; 1Kr 23:12
2 Kron. 29:121Kr 23:21
2 Kron. 29:121Kr 23:7
2 Kron. 29:131Kr 15:16, 17; 25:1, 2
2 Kron. 29:141Kr 25:5
2 Kron. 29:141Kr 25:1
2 Kron. 29:152Kr 29:5
2 Kron. 29:161Mb 6:36
2 Kron. 29:162Mb 23:4, 6; 2Kr 15:16; Gjo 18:1
2 Kron. 29:171Mb 6:3; 1Kr 28:11
2 Kron. 29:182Kr 4:1
2 Kron. 29:181Mb 7:40
2 Kron. 29:181Mb 7:48
2 Kron. 29:192Kr 28:1, 2, 24
2 Kron. 29:192Kr 29:5
2 Kron. 29:21Le 4:3, 13, 14; Nu 15:22-24
2 Kron. 29:22Le 4:4
2 Kron. 29:22Le 4:7, 18
2 Kron. 29:251Kr 25:1, 6; 2Kr 9:11
2 Kron. 29:251Kr 28:12, 13; 2Kr 8:12, 14
2 Kron. 29:252Sa 24:11, 12; 1Kr 29:29
2 Kron. 29:252Sa 7:2; 12:1
2 Kron. 29:26Nu 10:8; 1Kr 15:24
2 Kron. 29:27Le 1:3, 4
2 Kron. 29:302Sa 23:1
2 Kron. 29:301Kr 16:7
2 Kron. 29:31Le 1:3
2 Kron. 29:321Mb 3:4; 8:63; 1Kr 29:21, 22
2 Kron. 29:34Nu 8:19; 2Kr 30:17; 35:10, 11
2 Kron. 29:342Kr 30:2, 3
2 Kron. 29:352Kr 29:32
2 Kron. 29:35Le 3:1, 14-16
2 Kron. 29:35Nu 15:5
2 Kron. 29:362Kr 30:12
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 29:1-36

Libri i dytë i Kronikave

29 Hezekia+ u bë mbret kur ishte 25 vjeç dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Abijaha dhe ishte vajza e Zakarisë.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.+ 3 Vitin e parë të mbretërimit, muajin e parë, ai hapi dyert e shtëpisë së Jehovait dhe i riparoi.+ 4 Pastaj solli priftërinjtë dhe levitët, i mblodhi në shesh, në lindje, 5 dhe u tha: «Më dëgjoni, o levitë! Shenjtërohuni+ tani, shenjtëroni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj dhe hiqni çdo gjë të papastër nga vendi i shenjtë,+ 6 sepse etërit tanë nuk qëndruan besnikë dhe bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë tonë.+ Ata e braktisën atë, nuk treguan respekt* për tabernakullin e Jehovait dhe i kthyen shpinën.+ 7 Mbyllën edhe dyert e portikut,*+ i shuan llambat,+ nuk dogjën më temjan+ dhe nuk bënë flijime të djegura+ në vendin e shenjtë për Perëndinë e Izraelit. 8 Prandaj Jehovai derdhi indinjatën e tij mbi Judën dhe Jerusalemin,+ kështu ato u bënë objekt llahtarie, habie dhe talljesh,* siç po e shihni me sytë tuaj.+ 9 Ja pse paraardhësit tanë ranë të vdekur nga shpata,+ dhe djemtë, vajzat e gratë tona i morën robër.+ 10 E tani unë dua me gjithë zemër të bëj një besëlidhje me Jehovain, Perëndinë e Izraelit,+ që zemërimi i tij i zjarrtë të largohet prej nesh. 11 Bijtë e mi, tani nuk është koha të jeni të shkujdesur,* sepse Jehovai ju ka zgjedhur të qëndroni para tij për t’i shërbyer+ dhe për t’i paraqitur tym blatimesh.»+

12 Atëherë levitët u bënë gati për punë: nga kehathitët+ ishin Mahati, biri i Amasait, dhe Joeli, biri i Azariahut; nga meraritët+ ishin Kishi, biri i Abdiut, dhe Azariahu, biri i Jehalelelit; nga gershonitët+ ishin Joahu, biri i Zimahut, dhe Edeni, biri i Joahut; 13 nga bijtë e Elizafanit ishin Shimri dhe Jeueli; nga bijtë e Asafit+ ishin Zakaria dhe Mataniahu; 14 nga bijtë e Hemanit+ ishin Jehieli dhe Shimei; nga bijtë e Jeduthunit+ ishin Shemajahu dhe Uzieli. 15 Kështu ata mblodhën vëllezërit e tyre, u shenjtëruan dhe erdhën për të pastruar shtëpinë e Jehovait, sipas urdhërimit të mbretit në përputhje me fjalët e Jehovait.+ 16 Priftërinjtë u futën në shtëpinë e Jehovait për ta pastruar dhe gjithë papastërtitë që gjetën në tempullin e Jehovait i nxorën në oborrin+ e shtëpisë së Jehovait. Pastaj levitët i morën dhe i çuan jashtë në luginën e Kidronit.+ 17 Kështu, ata e filluan shenjtërimin ditën e 1-rë të muajit të 1-rë dhe në ditën e 8-të të muajit arritën në portikun e Jehovait.+ Pastaj e shenjtëruan shtëpinë e Jehovait për 8 ditë dhe mbaruan ditën e 16-të të muajit të 1-rë.

18 Pas kësaj shkuan te mbreti Hezekia dhe i thanë: «Kemi pastruar gjithë shtëpinë e Jehovait, altarin për blatimet e djegura+ me gjithë pajisjet e tij,+ si dhe tryezën për bukët e vëna stivë*+ me gjithë pajisjet e saj. 19 Të gjitha pajisjet që mbreti Akaz hoqi nga përdorimi gjatë mbretërimit të tij kur nuk u tregua besnik,+ ne i kemi bërë gati, i kemi shenjtëruar,+ dhe ato janë para altarit të Jehovait.»

20 Mbreti Hezekia u çua herët, mblodhi princat e qytetit dhe u ngjit në shtëpinë e Jehovait. 21 Ata sollën shtatë dema, shtatë desh, shtatë qengja meshkuj dhe shtatë cjep si blatim për mëkatin për shtëpinë e mbretit, për shenjtëroren dhe për Judën.+ Atëherë mbreti u tha priftërinjve, pasardhësve të Aronit, që t’i flijonin mbi altarin e Jehovait. 22 Kështu therën gjedhët,+ priftërinjtë morën gjakun e tyre dhe spërkatën altarin.+ Pastaj therën deshtë e me gjakun e tyre spërkatën altarin. Po kështu bënë edhe me qengjat meshkuj: i therën dhe me gjakun e tyre spërkatën altarin. 23 Pastaj i çuan cjeptë e blatimit për mëkatin para mbretit dhe para kongregacionit, e vunë duart mbi ta. 24 Priftërinjtë i therën dhe me gjakun e tyre bënë një blatim për mëkatin mbi altar, si shlyerje për gjithë Izraelin, sepse mbreti tha se blatimi i djegur dhe blatimi për mëkatin duhej të bëheshin për gjithë Izraelin.

25 Ndërkohë, Mbreti i vendosi levitët në shtëpinë e Jehovait, me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa,+ sipas urdhrit të Davidit,+ të Gadit,+ vegimtarit* të mbretit, dhe të profetit Natan,+ sepse urdhri vinte nga Jehovai me anë të profetëve të tij. 26 Kështu levitët qëndronin në këmbë me instrumentet e Davidit, ndërsa priftërinjtë me trumbetat.+

27 Atëherë Hezekia urdhëroi të bëhej flijimi i djegur mbi altar.+ Kur filloi blatimi i djegur, filloi edhe kënga për Jehovain që shoqërohej nga instrumentet e Davidit, mbretit të Izraelit, dhe nga trumbetat. 28 Ndërkohë që jehonte kënga dhe buçitnin trumbetat, tërë kongregacioni u përkul. Gjithë kjo vazhdoi derisa mbaroi blatimi i djegur. 29 Me të mbaruar flijimin, mbreti dhe të gjithë ata që ishin me të u përkulën thellë me fytyrë përtokë. 30 Mbreti Hezekia dhe princat u thanë levitëve që të lëvdonin Jehovain me psalmet e Davidit+ dhe të vegimtarit Asaf.+ Kështu ata thurën lavde me gëzim të madh dhe u përkulën me fytyrë përtokë.

31 Pastaj Hezekia tha: «Tani që jeni ndarë veç* për Jehovain, afrohuni dhe sillni flijime e blatime falënderimi në shtëpinë e Jehovait.» Kështu kongregacioni nisi të sillte flijime e blatime falënderimi, dhe të gjithë ata që ua donte zemra, sollën blatime të djegura.+ 32 Numri i blatimeve të djegura që solli kongregacioni ishte 70 gjedhë, 100 desh dhe 200 qengja meshkuj—të gjitha këto u sollën si blatim i djegur për Jehovain+—​33 kurse blatimet e shenjta ishin 600 gjedhë dhe 3.000 dele. 34 Vetëm se nuk kishte mjaft priftërinj për të rrjepur të gjitha kafshët për blatimet e djegura. Kështu, vëllezërit e tyre, levitët, i ndihmuan+ derisa mbaroi puna dhe derisa u shenjtëruan priftërinjtë,+ sepse levitët kishin më shumë merak* se priftërinjtë për t’u shenjtëruar. 35 Pati edhe shumë blatime të djegura,+ pjesë të dhjamura të flijimeve në bashkësi+ dhe blatime në pije për blatimet e djegura.+ Kështu u bënë përgatitjet që shërbimi në shtëpinë e Jehovait të rifillonte.* 36 Si rrjedhim, Hezekia dhe gjithë populli u gëzuan për atë që Perëndia i vërtetë kishte bërë për popullin,+ sepse gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo