Psalmi
א [Alef]
3 Ata nuk ecin në udhën e padrejtësisë,
por ecin në udhët e tij.+
4 Ti, o Perëndi, na ke urdhëruar që t’i zbatojmë me kujdes urdhrat e tu.+
5 Sa shumë dua të qëndroj i palëkundur në udhët e mia+
që të zbatoj rregullat e tua!
6 E kur t’i shoh nga afër tërë urdhërimet e tua,
nuk do të më vijë aspak turp;+
7 kur të njoh vendimet e tua të drejta,
do të të përlëvdoj nga një zemër e sinqertë.*
8 Rregullat e tua do t’i zbatoj gjithnjë.
Mos më lër vetëm, mos më braktis!
ב [Beth]
9 Si mund ta mbajë të pastër një i ri shtegun e tij?
Duke qenë syçelë për të vepruar sipas fjalës sate.+
10 Të kërkoj me gjithë zemër,
ndaj mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.+
12 Lëvduar qofsh, o Jehova!
Mësomë rregullat e tua.
13 Botës mbarë i tregoj me buzët e mia
tërë vendimet që ke shpallur ti.
16 Ligjet e tua janë të shtrenjta për mua,
dhe fjalën tënde s’kam për ta harruar.+
ג [Gimel]
17 Ji zemërmirë me shërbëtorin tënd,
që të jetojë e ta zbatojë fjalën tënde.+
18 Hapmi sytë, që të shoh qartë mrekullitë e ligjit tënd.
19 Unë s’jam veçse një i ardhur në këtë vend.+
Mos m’i mbaj të fshehura urdhërimet e tua.
20 Shpirti më digjet gjithnjë për vendimet që shpall ti!
22 Hiq prej meje poshtërimin dhe përçmimin,
se unë ua vë veshin përkujtuesve të tu.
23 Edhe kur princat ulen e flasin kundër meje,
shërbëtori yt mendon thellë* për rregullat e tua.
ד [Daleth]
26 Çdo udhë timen ty ta tregova, e ti më dëgjove;
mësomë rregullat e tua.+
27 Më ndihmo të kuptoj domethënien* e urdhërimeve të tua,
28 S’kam vënë* gjumë në sy nga pikëllimi;
më jep forcë sipas fjalës që më dhe.
29 Largo nga unë udhën e mashtrimit;+
ji zemërmirë me mua dhe mësomë ligjin tënd.
30 Kam zgjedhur udhën e besnikërisë,+
se e pranoj që vendimet e tua janë të drejta.
32 Në udhën e urdhërimeve të tua do të rend,
sepse ti u bën vend në zemrën time.*
ה [He]
34 Ndriçoma mendjen,* që të respektoj ligjin tënd
e ta zbatoj me gjithë zemër.
36 Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu e jo drejt lakmisë.*+
37 M’i largo sytë nga gjërat e kota;+
më mbaj gjallë në udhën tënde.
39 Ma largo poshtërimin që aq fort i trembem,
se vendimet e tua janë të mira.+
40 Sa fort i dua urdhrat e tu!
Më mbaj gjallë për hir të drejtësisë sate.
ו [Ua]
41 O Jehova, sa dua të ndiej dashurinë tënde besnike,+
dorën tënde shpëtimtare, siç më premtove,*+
42 që t’i përgjigjem atij që më përbuz,
sepse kam besim te fjala jote!
43 Qofshin gjithmonë në gojën time fjalët e së vërtetës,
se te vendimi yt kam shpresuar.*
44 Do ta zbatoj ligjin tënd përherë, po, në jetë të jetëve.+
46 Para mbretërve do të flas për përkujtuesit e tu,
e s’ka për të më ardhur turp.+
47 Urdhërimet e tua janë të shtrenjta për mua!
Oh, sa shumë i dua!+
48 Duart në lutje do t’i ngre, sepse i dua urdhërimet e tua,+
ז [Zajin]
50 Kjo më ngushëllon në vuajtjen time,+
po, fjalët e tua më kanë mbajtur gjallë.
53 Një zjarr i tërbuar më ka pushtuar
për shkak të të ligut që e braktis ligjin tënd.+
54 Rregullat e tua janë si melodi për mua, kudo që banoj.*
55 Natën e kujtoj emrin tënd, o Jehova,+
që të zbatoj ligjin tënd.
56 Kështu kam bërë gjithmonë,
sepse u jam përmbajtur urdhrave të tu.
ח [Heth]
59 I kam shqyrtuar udhët e mia,
që t’i drejtoj hapat nga përkujtuesit e tu.+
60 Nxitoj e nuk vonoj
që të zbatoj urdhërimet e tua.+
61 Litarët e të ligjve më mbështjellin,
por ligjin tënd unë nuk e harroj.+
62 Në mes të natës zgjohem
të të falënderoj për vendimet e tua të drejta.+
64 Dashuria jote besnike, o Jehova, mbush gjithë tokën;+
mësomë rregullat e tua.
ט [Teth]
65 Ti ke qenë i mirë me shërbëtorin tënd, o Jehova,
sipas fjalës që më dhe.
66 Më mëso të kem gjykim të mirë dhe më jep njohuri,+
sepse kam besim tek urdhërimet e tua.
69 Arrogantët* ma përlyejnë emrin me gënjeshtra,
por unë u përmbahem me gjithë zemër urdhrave të tu.
71 Më mirë që vuajta,+ se kështu mësova rregullat e tua.
72 Ligji që shpalle, është për të mirën time;+
për mua është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.+
י [Jod]
73 Duart e tua më bënë dhe më dhanë formë.
Ndriçoma mendjen,* që të mësoj urdhërimet e tua.+
74 Ata që të nderojnë thellësisht,* më shohin dhe gëzojnë,
75 Unë e di, o Jehova, se vendimet e tua janë të drejta,+
Por unë do t’i bluaj në mendje* urdhrat e tu!+
79 Le të kthehen tek unë ata që të nderojnë thellësisht,
ata që i njohin përkujtuesit e tu.
כ [Haf]
83 Se jam tharë si caliku i rreshkur në tym,
por rregullat e tua nuk i harroj.+
84 Edhe sa ditë duhet të presë shërbëtori yt?
Kur do t’i ndëshkosh ata që më përndjekin?+
85 Arrogantët* hapin gropa që të bie brenda,
po, ata që s’duan t’ia dinë për ligjin tënd.
86 Të gjitha urdhërimet e tua janë të besueshme.
Jam përndjekur pa shkak, ndaj më ndihmo!+
87 Për pak sa s’më zhdukën nga faqja e dheut,
por unë nuk i braktisa urdhrat e tu.
88 Më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike,
që t’ua vë veshin përkujtuesve që më ke dhënë.
ל [Lamed]
89 O Jehova, fjala jote do të qëndrojë përgjithnjë;
do të jetë e qëndrueshme si qiejt.+
90 Ti tregon besnikëri brez pas brezi.+
Tokën e ke ngritur mbi themele të forta, që të mbetet përgjithnjë.+
91 Sipas vendimeve të tua, gjithçka* qëndron sot e kësaj dite,
sepse i gjithë krijimi është në shërbimin tënd.
92 Po të mos e kisha për zemër ligjin tënd,
do të kisha marrë fund në vuajtjen time.+
93 Nuk do t’i harroj kurrë urdhrat e tu,
se me anë të tyre më ke mbajtur në jetë.+
95 Të ligjtë zënë pusí që të më rrënojnë,
por unë u kushtoj vëmendje përkujtuesve të tu.
96 Pashë që çdo gjë, sado e përsosur, e ka një cak,
kurse urdhërimet e tua janë të pakufishme.*
מ [Mem]
97 Oh, sa e dua ligjin tënd!+
Gjithë ditën e ditës e bluaj në mendje.*+
98 Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi,+
sepse janë gjithnjë me mua.
100 Sillem më me mend se të moshuarit,
se u përmbahem urdhrave të tu.
101 Nuk pranoj të eci në asnjë udhë të ligë,+
që të zbatoj fjalën tënde.
102 Nuk jam larguar nga vendimet e tua,
sepse ti vetë më ke mësuar.
103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua për qiellzën time,
më të ëmbla se mjalti për gojën time!+
נ [Nun]
105 Fjala jote është llambë për këmbët e mia,
është dritë për shtegun tim.+
106 Kam bërë një betim dhe do ta mbaj.
Po, do t’i zbatoj vendimet e tua të drejta.
107 Kam hequr shumë vuajtje.+
O Jehova, më mbaj gjallë sipas fjalës që më dhe.+
109 Ndonëse e kam kokën gjithnjë në rrezik,
nuk e kam harruar ligjin tënd.+
110 Të ligjtë kanë ngritur gracka për të më zënë,
por unë nuk jam shmangur nga urdhrat e tu.+
111 Përkujtuesit e tu janë trashëgimia ime përjetë,
sepse janë gëzimi i zemrës sime.+
ס [Sameh]
115 Mos m’u afroni, o njerëz të ligj,+
se dua t’i zbatoj urdhërimet e Perëndisë tim.
116 Më mbështet siç më premtove,*+ që të mbetem gjallë;
mos lejo që shpresa të më kthehet në zhgënjim.+
118 Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga rregullat e tua,+
se janë mashtrues dhe tinëzarë.
119 Ti i flak tej nga faqja e dheut gjithë të ligjtë
si të ishin zgjyrë e pavlerë metalesh.+
Ja pse unë i dua përkujtuesit e tu.
120 Më ngjethet mishi nga frika jote,*
dhe vendimet e tua më ngjallin nderim të thellë.
ע [Ajën]
121 Kam vepruar me paanshmëri dhe drejtësi.
Mos më braktis në duart e shtypësve të mi!
122 Sigurohu që shërbëtorit tënd t’i vejë mbarë.
Mos i lejo arrogantët* të më shtypin!
125 Unë jam shërbëtori yt.
Ndriçoma mendjen,*+ që t’i kuptoj përkujtuesit e tu.
126 O Jehova, ka ardhur koha të veprosh,+
se ata kanë shkelur ligjin tënd.
127 Oh, sa i dua urdhërimet e tua!
I dua më shumë se arin, po, më shumë se arin e kulluar.+
128 Ndaj e konsideroj të drejtë çdo udhëzim* tëndin+
dhe e urrej çdo shteg të rremë.+
פ [Pe]
129 Përkujtuesit e tu janë të mrekullueshëm,
prandaj ua vë veshin.
133 M’i drejto hapat* me anë të fjalës sate,
që të eci në shtigje të sigurta;
asnjë e keqe mos më shtëntë në dorë!+
134 Më çliro* nga duart e shtypësve,
që t’i zbatoj urdhrat e tu.
135 Shihe shërbëtorin tënd me një buzëqeshje miratimi+
dhe mësomë rregullat e tua.
136 Nga sytë lotët më rrjedhin çurg,
ngaqë populli nuk zbaton ligjin tënd.+
צ [Cade]
138 Përkujtuesit e tu janë të drejtë
dhe plotësisht të besueshëm.
139 Zelli për ty më përpin,+
ngaqë kundërshtarët e mi i kanë harruar fjalët e tua.
140 Fjalët e tua janë krejt të kulluara!*+
Oh, sa shumë i do shërbëtori yt!+
141 Ndonëse jam i papërfillshëm dhe i përbuzur,+
nuk i kam harruar urdhrat e tu.
143 Ndonëse brengat dhe hallet më mundojnë,
urdhërimet e tua i kam për zemër.
144 Përkujtuesit e tu janë përjetësisht të drejtë.
Ndriçoma mendjen,*+ që të mbetem gjallë.
ק [Kof]
145 Të thërras me gjithë zemër.
M’u përgjigj, o Jehova, se rregullat e tua do t’i zbatoj.
146 Ty të thërras. Të lutem, më shpëto,
se do t’ua vë veshin përkujtuesve të tu.
147 Jam zgjuar para se të agojë,* që të të thërras për ndihmë,+
se te fjalët e tua i kam varur shpresat.*
149 Dëgjoje zërin tim për hir të dashurisë sate besnike!+
O Jehova, më mbaj gjallë sipas drejtësisë sate!
150 Ata që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,* më vijnë pranë;
ata janë shumë larg ligjit tënd.
152 Shumë kohë më parë mësova se përkujtuesit e tu
i ke bërë që të mbeten përgjithmonë.+
ר [Resh]
153 Shih sa po vuaj dhe më çliro,+
se nuk e kam harruar ligjin tënd.
155 Shpëtimi është shumë larg të ligjve,
sepse ata nuk i kanë shqyrtuar me kujdes rregullat e tua.+
156 E madhe është mëshira jote, o Jehova!+
Sipas drejtësisë sate, më mbaj në jetë!
157 Përndjekësit dhe kundërshtarët e mi janë të shumtë,+
por unë nuk u jam shmangur përkujtuesve të tu.
158 I shoh me neveri tradhtarët,
sepse ata nuk i zbatojnë fjalët e tua.+
159 Shih, sa shumë i dua urdhrat e tu!
O Jehova, më mbaj gjallë për hir të dashurisë sate besnike!+
160 Esenca e fjalës sate është e vërteta,+
dhe çdo vendim i drejtë që jep, është i përjetshëm.
ש [Sin] ose [Shin]
162 Fjalët e tua ma gëzojnë zemrën,+
ashtu si gëzon një luftëtar kur gjen plaçkë të madhe.
163 E urrej gënjeshtrën!
Është e pështirë për mua!+
Por ligjin tënd e dua shumë!+
164 Për vendimet e tua të drejta,
shtatë herë në ditë të lëvdoj.
165 Ata që e duan ligjin tënd,+
gëzojnë paqe të pafund e s’ka gjë që t’i pengojë.
166 O Jehova, unë i kam varur shpresat te dora jote shpëtimtare,
dhe i zbatoj urdhërimet e tua!
167 Ua vë veshin përkujtuesve të tu,
se janë shumë të shtrenjtë për mua.+
168 I zbatoj urdhrat dhe përkujtuesit e tu,
sepse tërë udhët e mia janë para syve të tu.+
ת [Ta]
169 O Jehova, ardhtë te ti britma ime për ndihmë!+
Ndriçoma mendjen* sipas fjalës që më dhe.+
170 Ardhtë te ti përgjërimi im!
Më shpëto, siç më premtove.*
171 Nga buzët e mia lavde do të vërshojnë,+
sepse ti më mëson rregullat e tua!
172 Goja ime thurtë këngë për fjalën tënde,+
sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta!
174 Po më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare, o Jehova,
dhe ligji yt është i shtrenjtë për mua.+
175 Më mbaj gjallë që të të lëvdoj!+
Vendimet e tua më ndihmofshin!
176 Jam endur sa andej këtej si dele e humbur.+
Kërkoje shërbëtorin tënd, se nuk i kam harruar urdhërimet e tua.+