Përmbajtja e Psalmeve
Kontrasti mes dy rrugëve
Të lumtur kur lexojmë ligjin e Perëndisë (2)
I drejti—si një pemë e frytshme (3)
I ligu—si byku që era e merr tutje (4)
LIBRI I PARË
(Psalmet 1-41)
1 Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillave të të ligjve,
që nuk vë këmbë në shtegun e mëkatarëve+
dhe nuk ulet këmbëkryq me tallësit,+
2 por që gjen ëndje në ligjin e Jehovait+
dhe e lexon nën zë ditë e natë.+
3 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë buzë përrenjve plot ujë,
që jep fryt në stinën e vet
e që nuk i thahen gjethet;
çdo gjë që bën, do t’i shkojë mbarë.+
4 Kurse të ligjtë nuk janë të tillë,
por i ngjajnë bykut që era e merr tutje.
5 Ja pse asnjë prej tyre s’ka për të mbetur në këmbë kur të gjykohet,+
dhe asnjë prej mëkatarëve, kur të mblidhet asambleja e të drejtëve,+
6 sepse Jehovai e di mirë në ç’udhë ecin të drejtët,+
kurse të ligjtë dhe udhët e tyre i pret fundi.+