BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 16
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Samsoni në Gazë (1-3)

      • Samsoni dhe Delila (4-22)

      • Samsoni hakmerret dhe vdes (23-31)

Gjykatësit 16:4

Shënimet

  • *

    Ose «vadi i Sorekut». Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +Gjy 16:18

Gjykatësit 16:5

Shënimet

  • *

    Ose «Mbushja mendjen».

Referime anësore

  • +Gjy 14:15

Gjykatësit 16:7

Shënimet

  • *

    Ose «tejza».

Gjykatësit 16:9

Referime anësore

  • +Gjy 15:14

Gjykatësit 16:10

Shënimet

  • *

    Ose «u talle me mua».

Gjykatësit 16:12

Referime anësore

  • +Gjy 16:9

Gjykatësit 16:13

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +Gjy 16:7, 11

Gjykatësit 16:15

Referime anësore

  • +Gjy 14:16
  • +Gjy 16:7, 11, 13

Gjykatësit 16:16

Referime anësore

  • +Gjy 14:17

Gjykatësit 16:17

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «nga barku i nënës».

Referime anësore

  • +Nu 6:5; Gjy 13:5, 7

Gjykatësit 16:18

Referime anësore

  • +Gjy 16:5

Gjykatësit 16:20

Referime anësore

  • +Gjy 16:9, 12, 14

Gjykatësit 16:22

Referime anësore

  • +Gjy 13:5

Gjykatësit 16:23

Referime anësore

  • +1Sa 5:4

Gjykatësit 16:24

Shënimet

  • *

    Ka të ngjarë t’i referohet idhullit.

Referime anësore

  • +Gjy 15:4, 5
  • +Gjy 15:7, 8, 15, 16

Gjykatësit 16:28

Referime anësore

  • +He 11:32
  • +Gjy 14:5, 6, 19; 15:14
  • +Gjy 16:21

Gjykatësit 16:30

Shënimet

  • *

    Ose «shpirti im».

Referime anësore

  • +Gjy 16:27
  • +Gjy 14:19; 15:7, 8, 15, 16

Gjykatësit 16:31

Referime anësore

  • +Gjy 13:2
  • +Gjy 13:8
  • +Gjy 2:16; 15:20

Të përgjithshme

Gjyk. 16:4Gjy 16:18
Gjyk. 16:5Gjy 14:15
Gjyk. 16:9Gjy 15:14
Gjyk. 16:12Gjy 16:9
Gjyk. 16:13Gjy 16:7, 11
Gjyk. 16:15Gjy 14:16
Gjyk. 16:15Gjy 16:7, 11, 13
Gjyk. 16:16Gjy 14:17
Gjyk. 16:17Nu 6:5; Gjy 13:5, 7
Gjyk. 16:18Gjy 16:5
Gjyk. 16:20Gjy 16:9, 12, 14
Gjyk. 16:22Gjy 13:5
Gjyk. 16:231Sa 5:4
Gjyk. 16:24Gjy 15:4, 5
Gjyk. 16:24Gjy 15:7, 8, 15, 16
Gjyk. 16:28He 11:32
Gjyk. 16:28Gjy 14:5, 6, 19; 15:14
Gjyk. 16:28Gjy 16:21
Gjyk. 16:30Gjy 16:27
Gjyk. 16:30Gjy 14:19; 15:7, 8, 15, 16
Gjyk. 16:31Gjy 13:2
Gjyk. 16:31Gjy 13:8
Gjyk. 16:31Gjy 2:16; 15:20
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 16:1-31

Gjykatësit

16 Njëherë Samsoni vajti në Gazë. Atje pa një prostitutë dhe shkoi tek ajo. 2 Atëherë gazitëve u thanë: «Samsoni ka ardhur këtu.» Kështu ata e rrethuan dhe i zunë pritë gjithë natën te porta e qytetit. Tërë natën qëndruan pa bërë zhurmë dhe thoshin me vete: «Kur të zbardhë dita, do ta vrasim.»

3 Mirëpo Samsoni qëndroi shtrirë deri në mesnatë. Pastaj u ngrit, kapi fort dyert e portës së qytetit dhe dy mbajtëset anësore e i shkuli bashkë me shulin. I ngarkoi mbi supe dhe i çoi në majë të malit që gjendet përballë Hebronit.

4 Pas kësaj, ai ra në dashuri me një grua nga lugina e Sorekut,* që quhej Delila.+ 5 Prandaj sundimtarët filistinë shkuan tek ajo dhe i thanë: «Punoji ndonjë rreng*+ e zbulo se nga i vjen kjo fuqi kaq e madhe, si mund ta bëjmë zap, ta lidhim dhe ta mposhtim. Për këtë do të të japim secili nga 1.100 monedha argjendi.»

6 Më vonë, Delila i tha Samsonit: «Të lutem, tregomë se nga vjen fuqia jote e madhe dhe ç’mund të përdoret për të të lidhur dhe për të të mposhtur.» 7 Samsoni iu përgjigj: «Nëse më lidhin me shtatë fije harqesh* të njoma e të pathara, unë do të bëhem i dobët si një njeri i zakonshëm.» 8 Kështu sundimtarët filistinë i çuan asaj shtatë fije harqesh të njoma e të pathara, dhe ajo e lidhi me to. 9 Ata zunë pritë në dhomën e brendshme, dhe ajo i thirri: «Samson, po të vërsulen filistinët!» Atëherë ai i këputi fijet e harqeve aq kollaj sa këputet fija e lirit kur prek zjarrin.+ Kështu sekreti i fuqisë së tij nuk u zbulua.

10 Më pas Delila i tha Samsonit: «Ti më mashtrove* e më the gënjeshtra. Tregomë, pra të lutem, çfarë mund të përdoret për të të lidhur.» 11 Ai ia ktheu: «Nëse më lidhin me litarë të rinj, që nuk janë përdorur për punë, unë do të bëhem i dobët si një njeri i zakonshëm.» 12 Kështu, Delila mori litarë të rinj, e lidhi me ta dhe i thirri: «Samson, po të vërsulen filistinët!» (Ndërkohë njerëzit që ishin vënë në pritë, rrinin në dhomën e brendshme.) Atëherë ai i këputi litarët që kishte në krahë si të ishin fije peri.+

13 Pas kësaj Delila i tha Samsonit: «Deri tani më ke mashtruar e më ke thënë gënjeshtra.+ Tregomë çfarë mund të përdoret për të të lidhur.» Atëherë ai i tha: «Mjafton t’i endësh shtatë gërshetat e kokës sime me fillin e tezgjahut.»* 14 Kështu ajo ia kapi me krehërin e tezgjahut e i thirri: «Samson, po të vërsulen filistinët!» Ai u zgjua nga gjumi dhe e shkuli krehërin bashkë me fillin e tezgjahut.

15 Atëherë ajo i tha: «Si mund të më thuash ‘Të dua’,+ kur zemra jote nuk më beson? Tri herë me radhë më mashtrove e nuk më tregove burimin e fuqisë sate të madhe.»+ 16 Ngaqë nuk e linte rehat ditë pas dite dhe ia plasi shpirtin, ai u lodh aq sa donte të vdiste.+ 17 Kështu në fund ia hapi zemrën dhe i tha: «Mbi kokën time nuk ka kaluar kurrë brisku, sepse jam nazire i Perëndisë që nga lindja.*+ Nëse kjo do të ndodhte, fuqia ime do të ikte e do të bëhesha i dobët e si gjithë të tjerët.»

18 Kur pa se ai ia hapi zemrën, Delila thirri menjëherë sundimtarët filistinë+ e u tha: «Ejani këtë herë, sepse ai ma hapi zemrën.» Kështu ata vajtën tek ajo me paratë me vete. 19 Delila e vuri të flinte mbi gjunjët e saj e pastaj thirri një burrë që ia preu shtatë gërshetat me brisk. Pas kësaj, ajo e kishte në dorë, sepse atij po i ikte fuqia. 20 Atëherë ajo i thirri: «Samson, po të vërsulen filistinët!» Ai u zgjua nga gjumi dhe tha: «Do t’ia dal që të çlirohem si herët e tjera.»+ Por ai nuk e dinte se Jehovai e kishte braktisur. 21 Kështu, filistinët e kapën dhe ia nxorën sytë. Pastaj e çuan në Gazë, e lidhën me dy vargonj bakri dhe e vunë të bluante grurë në burg. 22 Por flokët nisën t’i rriteshin përsëri pasi ia kishin prerë me brisk.+

23 Atëherë sundimtarët filistinë u mblodhën t’i bënin një flijim të madh Dagonit,+ perëndisë së tyre, e të festonin sepse thoshin: «Perëndia ynë na e dha në dorë Samsonin, armikun tonë!» 24 Kur e pa atë,* populli i thuri lavde perëndisë së vet dhe tha: «Perëndia ynë na e dha në dorë armikun tonë, atë që na e shkretoi vendin+ dhe që vrau shumë prej nesh.»+

25 Plot hare në zemër, ata thanë: «Thërrisni Samsonin që të na argëtojë ca.» Kështu e nxorën Samsonin nga burgu që t’i zbaviste dhe e vunë të qëndronte mes shtyllave. 26 Atëherë Samsoni i tha djalit që e kishte kapur për dore: «Lërmë të prek shtyllat mbi të cilat mbahet shtëpia, që të mbështetem pas tyre.» 27 (Shtëpia ishte plot me burra e gra dhe të gjithë sundimtarët filistinë ishin aty. Në tarracë kishte rreth 3.000 burra e gra që shikonin, teksa argëtoheshin me Samsonin.)

28 Pastaj Samsoni+ i thirri Jehovait: «O Zotëri Sovran Jehova, të lutem, kujtohu për mua! Të lutem, o Perëndi, më jep forcë+ vetëm këtë herë e lërmë të hakmerrem kundër filistinëve qoftë edhe për njërin nga dy sytë e mi!»+

29 Atëherë, duke mbledhur forcat, Samsoni mbështeti krahët te dy shtyllat e mesit, mbi të cilat mbahej shtëpia, duke vënë te njëra dorën e djathtë e te tjetra të majtën. 30 Samsoni thirri: «Le të vdes edhe unë* bashkë me filistinët!» Më pas shtyu me sa fuqi kishte dhe shtëpia ra mbi sundimtarët e mbi tërë njerëzit që ishin atje.+ Kështu ai vrau më shumë veta kur vdiq, sesa kur ishte gjallë.+

31 Më vonë vëllezërit e tij dhe tërë familja e të atit zbritën që ta merrnin. E çuan për ta varrosur midis Zorahut+ dhe Eshtaolit, në varrin e të atit, Manoahut.+ Samsoni kishte qenë gjykatës në Izrael për 20 vjet.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo