Psalmi
97 Jehovai është bërë Mbret!+
Le të gëzojë toka!+
Le të ngazëllojnë ishujt e panumërt!+
2 Retë dhe terri i zi janë rreth e qark tij;+
drejtësia dhe paanshmëria janë themeli i fronit të tij.+
4 Vetëtimat e tij shndritin mbarë tokën;
toka i sheh e dridhet e tëra.+
5 Malet shkrijnë si dyll para Jehovait,+
para Zotërisë së mbarë tokës.
6 Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,
e tërë popujt e shohin lavdinë e tij.+
7 U turpërofshin të gjithë ata që u shërbejnë shëmbëlltyrave të gdhendura,+
të gjithë ata që mburren me perëndi të kota!+
Përkuluni përpara Tij* tërë ju, o perëndi!+
9 Se ti, o Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën;
ti qëndron më lart se tërë perënditë e tjera.+
10 Ju që doni Jehovain, urreni të keqen.+
12 Gëzoni falë Jehovait, ju o të drejtë!
Thurini lavde emrit* të tij të shenjtë!