BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Korintasve 7
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Korintasve

      • Të pastrohemi nga çdo gjë që ndot trupin dhe mendjen (1)

      • Pavli gëzohet për korintasit (2-4)

      • Titi sjell lajme të mira (5-7)

      • Trishtimi që i pëlqen Perëndisë dhe pendimi (8-16)

2 Korintasve 7:1

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «mishin».

  • *

    Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.

  • *

    Fjalë për fjalë «i frikësohemi Perëndisë». Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +2Ko 6:16
  • +Ro 12:1; 1Ti 1:5; 3:9; 1Gjo 3:3

2 Korintasve 7:2

Referime anësore

  • +Ro 12:10; 2Ko 6:12, 13
  • +Ve 20:33, 34; 2Ko 12:17

2 Korintasve 7:4

Referime anësore

  • +Fi 2:17; Fl 7

2 Korintasve 7:5

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «mishi ynë nuk gjeti».

Referime anësore

  • +Ve 20:1

2 Korintasve 7:6

Referime anësore

  • +2Ko 1:3, 4

2 Korintasve 7:8

Referime anësore

  • +2Ko 2:4

2 Korintasve 7:10

Referime anësore

  • +Ps 32:5; 1Gjo 1:9

2 Korintasve 7:11

Shënimet

  • *

    Ose «të pastër; të pafajshëm».

Referime anësore

  • +Mt 3:8

2 Korintasve 7:12

Referime anësore

  • +1Ko 5:5

2 Korintasve 7:13

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «frymës». Shih Fjalorthin.

2 Korintasve 7:15

Shënimet

  • *

    Ose «me frikë e dridhma».

Referime anësore

  • +2Ko 2:9; He 13:17

2 Korintasve 7:16

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «mund të jem plot guxim falë jush».

Të përgjithshme

2 Kor. 7:12Ko 6:16
2 Kor. 7:1Ro 12:1; 1Ti 1:5; 3:9; 1Gjo 3:3
2 Kor. 7:2Ro 12:10; 2Ko 6:12, 13
2 Kor. 7:2Ve 20:33, 34; 2Ko 12:17
2 Kor. 7:4Fi 2:17; Fl 7
2 Kor. 7:5Ve 20:1
2 Kor. 7:62Ko 1:3, 4
2 Kor. 7:82Ko 2:4
2 Kor. 7:10Ps 32:5; 1Gjo 1:9
2 Kor. 7:11Mt 3:8
2 Kor. 7:121Ko 5:5
2 Kor. 7:152Ko 2:9; He 13:17
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Korintasve 7:1-16

Letra e dytë drejtuar korintasve

7 Prandaj, o të dashur, meqë kemi këto premtime,+ le të pastrohemi nga çdo gjë që ndot trupin* e mendjen,*+ që të arrijmë shenjtëri të përsosur ndërsa nderojmë thellësisht Perëndinë.*

2 Bëni vend në zemrat tuaja për ne,+ sepse nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk kemi çuar askënd në udhë të gabuar dhe nuk kemi shfrytëzuar asnjë njeri.+ 3 Këtë nuk po e them për t’ju ngarkuar me faj, sepse më parë thashë se ju kemi në zemrat tona, vdekshim a jetofshim. 4 Po ju flas gjithë çiltërsi: jam shumë krenar për ju dhe tej mase i ngushëlluar, sepse ndiej gëzim të papërshkrueshëm ndonëse mes shumë vështirësive.+

5 Në fakt, kur mbërritëm në Maqedoni,+ nuk gjetëm* qetësi, por nga çdo anë kishim vështirësi: jashtë luftë, brenda frikë. 6 Por Perëndia që ngushëllon zemërlëshuarit,+ na ngushëlloi me praninë e Titit, 7 dhe jo vetëm me praninë e tij, por edhe me ngushëllimin që i kishit sjellë ju. Ai na tregoi sa shumë ju kishte marrë malli për mua dhe se ishit tej mase të trishtuar e sinqerisht të merakosur, e kjo më solli edhe më shumë gëzim.

8 Prandaj, edhe nëse ju trishtova me letrën time,+ nuk më vjen keq. Në fillim faktikisht më erdhi keq (ngaqë ajo letër ju trishtoi, ndonëse për pak kohë), 9 mirëpo tani jam i gëzuar, jo thjesht ngaqë u trishtuat, por ngaqë ky trishtim ju nxiti të pendoheshit. Vërtet, ju u trishtuat ashtu siç i pëlqen Perëndisë, e kjo ju ndihmoi. Kështu, ajo që shkruam, nuk ju solli asnjë të keqe, 10 sepse trishtimi që i pëlqen Perëndisë, i hap rrugë pendimit që sjell shpëtim dhe nuk lë vend për keqardhje,+ kurse trishtimi që karakterizon botën, sjell vdekje. 11 Shihni sa shumë dobi ju solli ky trishtim që i pëlqen Perëndisë: shfajësuat emrin tuaj, u indinjuat për fajin, treguat nderim të thellë për Perëndinë dhe dëshirë të zjarrtë e zell për ta ndrequr fajin.+ Po, në këtë çështje jeni treguar të dëlirë* në çdo aspekt. 12 Ndonëse ju shkrova, nuk e bëra as për keqbërësin,+ as për personin që vuajti për shkak të tij, por për të parë sa do të përpiqeshit në sytë e Perëndisë t’ia vinit veshin fjalës sonë. 13 Ja pse jemi ngushëlluar.

Por përveç ngushëllimit, ndiem kënaqësi të madhe kur dëgjuam ç’gëzim provoi Titi, ngaqë të gjithë ju i kishit sjellë freskim zemrës* së tij. 14 Kështu, nuk iu mburra më kot Titit për ju, sepse siç ishin të vërteta të gjitha gjërat që ju thamë juve, po ashtu dolën të vërteta gjithë fjalët e mira që i thamë atij për ju. 15 Gjithashtu, ai ndien edhe më shumë përzemërsi të ngrohtë për ju kur kujton si u bindët që të gjithë+ dhe si e pritët me respekt e nderim të thellë.* 16 Jam shumë i kënaqur që mund të kem besim te ju* për gjithçka.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo