Psalmi
Psalm i Davidit.
26 Më gjyko, o Jehova, sepse kam ecur me integritet.*+
Te ti, o Jehova, kam besuar pa u lëkundur!+
2 Më heto, o Jehova, e më vër në provë,
më rafino në skutat më të thella të mendjes* e të zemrës,+
3 sepse dashurinë tënde besnike e kam gjithnjë para syve
dhe sipas së vërtetës sate eci.+
6 Do t’i laj duart në pafajësi
dhe rreth altarit tënd, o Jehova, do të marshoj gjithnjë,
7 që falënderimet e mia të ushtojnë,+
që tërë veprave të tua të mrekullueshme t’u bëj jehonë.
9 Mos më fshi nga faqja e dheut bashkë me mëkatarët,+
mos ma merr jetën bashkë me njerëzit e dhunshëm,*
10 që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,
që të djathtën e kanë plot ryshfete.
11 Kurse unë do të eci me integritet,
ndaj më shpëto* dhe ji zemërmirë me mua.