Isaia
65 «Lashë të më kërkonin ata që nuk pyetën për mua.
Lashë të më gjenin ata që nuk më kërkuan.+
Një kombi që nuk lutej në emrin tim i thashë: ‘Ja ku jam, ja ku jam!’+
2 Tërë ditën kam pritur krahëhapur një popull kokëfortë,+
që ecën në një udhë të keqe,+
siç i thotë mendja e vet,+
3 drejt një populli që më fyen vazhdimisht me pafytyrësi,*+
duke flijuar nëpër kopshte+ e duke paraqitur tym blatimesh mbi tulla.
5 Ata thonë: ‘Qëndro aty ku je. Mos m’u afro,
sepse jam më i shenjtë se ti.’*
Këta janë për mua si tym në flegrat e hundës,
si zjarri që digjet gjatë gjithë ditës.
6 Ja, është shkruar para meje;
unë nuk do të hesht,
përkundrazi do t’i ndëshkoj,+
do t’i ndëshkoj për gjithçka,*
7 për fajet që kanë bërë ata vetë dhe për fajet që kanë bërë paraardhësit e tyre,+—thotë Jehovai.
Meqenëse kanë paraqitur tym blatimesh në male
dhe më kanë poshtëruar në kodra,+
në fillim do t’i ndëshkoj për gjithë veprat e liga.»*
8 Kështu thotë Jehovai:
«Ashtu si dikush sheh një bistak rrushi, nga i cili mund të nxirret verë e re,
dhe thotë: ‘Mos e prish, se në të ka një të mirë’,*
po ashtu do të bëj edhe unë për hir të shërbëtorëve të mi;
nuk do t’i shkatërroj të gjithë.+
9 Nga Jakobi do të nxjerr pasardhës*
dhe nga Juda atë që do të trashëgojë malet e mia;+
të zgjedhurit e mi do ta zotërojnë këtë vend
dhe shërbëtorët e mi do të banojnë atje.+
10 Për popullin tim që më kërkon,
Sharoni+ do të kthehet në kullotë për dhentë
dhe lugina* e Akorit+ në një vend ku do të pushojnë gjedhët.
11 Por ju jeni mes atyre që më braktisin mua, Jehovain,+
që harrojnë malin tim të shenjtë,+
që shtrojnë tryezën për perëndinë e Fatit të Mirë
dhe mbushin kupat me verë të përzier për perëndinë e Riskut.
12 Ja pse risku juaj do të jetë shpata+
dhe që të gjithë do të gjunjëzoheni për t’u vrarë,+
sepse kur ju thirra, nuk u përgjigjët,
kur ju fola, nuk më dëgjuat.+
Ju bënit atë që ishte e keqe në sytë e mi
dhe zgjodhët të bënit gjëra që nuk i pëlqej.»+
13 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
«Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, kurse ju do të keni uri.+
Ja, shërbëtorët e mi do të pinë,+ kurse ju do të keni etje.
Ja, shërbëtorët e mi do të gëzojnë,+ kurse juve do t’ju vijë turp.+
14 Ja, nga gëzimi i zemrës, shërbëtorët e mi do të lëshojnë britma të hareshme,
kurse ju do të bërtitni nga dhembjet e zemrës
e do të ulërini nga vuajtjet e shpirtit.
15 Ju do të lini pas një emër që të zgjedhurit e mi do ta përdorin si mallkim
dhe vdekja do t’ju vijë nga dora ime, dora e Zotërisë Sovran Jehova,
kurse shërbëtorët e mi do t’i thërras me një emër tjetër.+
16 Kushdo në tokë që kërkon një bekim,
do të bekohet nga Perëndia i së vërtetës,*
dhe kushdo në tokë që betohet,
Vuajtjet* e mëparshme do të harrohen,
do të fshihen nga sytë e mi,+
17 sepse unë po krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re.+
18 Prandaj ngazëlloni e jini të gëzuar përjetë për atë që po krijoj,
sepse ja, Jerusalemin do ta bëj burim gëzimi
e popullin e tij burim ngazëllimi.+
19 Do të gëzoj për Jerusalemin
e do të ngazëlloj për popullin tim.+
Atje s’do të dëgjohet më asnjë e qarë,
asnjë rënkim nga hallet.+
20 Nuk do të ketë më asnjë foshnjë që të jetojë vetëm pak ditë,
asnjë të moshuar që nuk i mbush ditët e tij;
sepse kush do të vdesë njëqind vjeç, do të konsiderohet djalë i ri
dhe mëkatari do të mallkohet, edhe nëse do të jetë njëqind vjeç.*
21 Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to,+
do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.+
22 S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër,
s’do të mbjellin që të hajë një tjetër,
sepse ditët e popullit tim do të zgjasin sa ditët e një peme+
dhe të zgjedhurit e mi do të kënaqen plotësisht me veprën e duarve të tyre.
23 Nuk do të robtohen* më kot*+
e nuk do të lindin fëmijë që t’i shohin të vuajnë,
sepse ata dhe pasardhësit e tyre
24 Madje para se të thërrasin, unë do t’u përgjigjem;
ndërkohë që do të jenë ende duke folur, unë do t’i dëgjoj.
25 Ujku dhe qengji do të kullotin së bashku,
luani do të hajë kashtë si demi.+
Gjarpri do të ushqehet me pluhur.
Nuk do të bëjnë asnjë të keqe dhe asnjë dëm në tërë malin tim të shenjtë»,+—thotë Jehovai.