BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Korintasve 4
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Korintasve

      • Drita e lajmit të mirë (1-6)

        • Mendjet e verbuara të jobesimtarëve (4)

      • Thesar në enë balte (7-18)

2 Korintasve 4:1

Shënimet

  • *

    Ose «nuk shkurajohemi; nuk na lëshon zemra».

2 Korintasve 4:2

Shënimet

  • *

    Ose «as e bastardojmë».

Referime anësore

  • +2Ko 2:17; Ga 1:9
  • +2Ko 6:3, 4

2 Korintasve 4:4

Shënimet

  • *

    Ose «i këtij sistemi; i këtij rendi». Shih Fjalorthin.

  • *

    Ose «pasqyrimi».

Referime anësore

  • +Gjo 14:30; Ef 2:2; 1Gjo 5:19
  • +2Ko 11:14
  • +Is 60:2; Gjo 8:12
  • +Kl 1:15; He 1:3

2 Korintasve 4:6

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «fytyrës së Krishtit».

Referime anësore

  • +Zn 1:3
  • +1Pj 2:9

2 Korintasve 4:7

Shënimet

  • *

    Ose «enë argjile».

Referime anësore

  • +2Ko 4:1
  • +Is 64:8; Ve 9:15; 1Ko 15:47
  • +2Ko 12:9, 10; Fi 4:13

2 Korintasve 4:8

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «por jo të dëshpëruar».

Referime anësore

  • +1Ko 10:13

2 Korintasve 4:9

Referime anësore

  • +He 13:5
  • +Zb 2:10

2 Korintasve 4:10

Referime anësore

  • +Fi 3:10; 1Pj 4:13

2 Korintasve 4:11

Referime anësore

  • +Ro 8:36; 1Ko 4:9; 15:31

2 Korintasve 4:13

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «frymë besimi».

Referime anësore

  • +Ps 116:10

2 Korintasve 4:14

Referime anësore

  • +1Ko 6:14

2 Korintasve 4:15

Referime anësore

  • +2Ti 2:10

2 Korintasve 4:16

Shënimet

  • *

    Ose «nuk shkurajohemi; nuk na lëshon zemra».

2 Korintasve 4:17

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shtrëngimi».

  • *

    Fjalë për fjalë «me peshë të pamasë».

Referime anësore

  • +Mt 5:12; Ro 8:18

2 Korintasve 4:18

Referime anësore

  • +2Ko 5:7; He 11:1

Të përgjithshme

2 Kor. 4:22Ko 2:17; Ga 1:9
2 Kor. 4:22Ko 6:3, 4
2 Kor. 4:4Gjo 14:30; Ef 2:2; 1Gjo 5:19
2 Kor. 4:42Ko 11:14
2 Kor. 4:4Is 60:2; Gjo 8:12
2 Kor. 4:4Kl 1:15; He 1:3
2 Kor. 4:6Zn 1:3
2 Kor. 4:61Pj 2:9
2 Kor. 4:72Ko 4:1
2 Kor. 4:7Is 64:8; Ve 9:15; 1Ko 15:47
2 Kor. 4:72Ko 12:9, 10; Fi 4:13
2 Kor. 4:81Ko 10:13
2 Kor. 4:9He 13:5
2 Kor. 4:9Zb 2:10
2 Kor. 4:10Fi 3:10; 1Pj 4:13
2 Kor. 4:11Ro 8:36; 1Ko 4:9; 15:31
2 Kor. 4:13Ps 116:10
2 Kor. 4:141Ko 6:14
2 Kor. 4:152Ti 2:10
2 Kor. 4:17Mt 5:12; Ro 8:18
2 Kor. 4:182Ko 5:7; He 11:1
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Korintasve 4:1-18

Letra e dytë drejtuar korintasve

4 Prandaj, meqë na është besuar ky shërbim falë mëshirës që na është treguar, ne nuk dorëzohemi.* 2 Përkundrazi, i kemi hedhur poshtë gjërat që bëhen në fshehtësi e që janë për të ardhur turp, dhe nuk sillemi me dinakëri e as e shtrembërojmë* fjalën e Perëndisë,+ por, duke shfaqur hapur të vërtetën, ia rekomandojmë veten në sytë e Perëndisë ndërgjegjes së çdo njeriu.+ 3 Tani, nëse lajmi i mirë që shpallim, është i mbuluar me vel, është i mbuluar vetëm për ata që po marrin fund, 4 për jobesimtarët, sepse perëndia i kësaj bote*+ ua ka verbuar mendjen,+ që të mos depërtojë drita e lajmit të mirë e të lavdishëm për Krishtin,+ i cili është imazhi* i Perëndisë.+ 5 Në fakt, kur predikojmë, nuk flasim për veten tonë, por për Jezu Krishtin, se ai është Zotëri, kurse ne jemi skllevërit tuaj për hir të Jezuit, 6 sepse Perëndia që tha: «Le të ndriçojë drita nga errësira»,+ është po ai që ka hedhur dritë mbi zemrat tona për t’i ndriçuar+ me njohurinë e Tij të lavdishme, nëpërmjet Krishtit.*

7 Megjithatë, ne e kemi këtë thesar+ në enë balte,*+ që të shihet qartë se fuqia përtej asaj që është normale, vjen nga Perëndia e jo nga ne.+ 8 Jemi zënë ngushtë, por jo aq sa të mos lëvizim; jemi në mëdyshje, por jo fare pa rrugëdalje;*+ 9 jemi të përndjekur, por jo të braktisur;+ jemi përtokë, por jo të shkatërruar.+ 10 Durojmë gjithnjë në trupin tonë trajtimin vdekjeprurës që hoqi Jezui,+ që edhe në trupin tonë të pasqyrohet jeta e Jezuit. 11 Vërtet, ne që jemi akoma gjallë, përballemi gjithnjë me vdekjen+ për hir të Jezuit, që edhe në trupin tonë të vdekshëm të pasqyrohet jeta e Jezuit. 12 Kështu, te ne vepron vdekja, por te ju, jeta.

13 Tani, meqë kemi po atë besim* për të cilin është shkruar: «Tregova besim, prandaj fola»,+ edhe ne tregojmë besim e prandaj flasim, 14 duke e ditur se Ai që ngriti Jezuin nga të vdekurit, do të na ngrejë edhe ne si Jezuin dhe do të na paraqitë përpara tij bashkë me ju.+ 15 Faktikisht, gjithë këto gjëra i heqim për të mirën tuaj që, falë lutjeve të falënderimit të shumë e shumë njerëzve në lavdi të Perëndisë,+ mirësia e pamerituar të vërshojë lumë.

16 Prandaj, ne nuk dorëzohemi,* por, edhe pse njeriu i jashtëm po tretet, njeriu i brendshëm po përtërihet nga dita në ditë. 17 Ndonëse sprovat* janë kalimtare dhe të lehta, ato na sjellin një lavdi të përhershme e që s’ka të krahasuar.*+ 18 Ndërkohë, i kemi sytë jo te gjërat që shihen, por tek ato që nuk shihen,+ sepse gjërat që shihen, janë të përkohshme, por gjërat që nuk shihen, janë të përhershme.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo