Psalmi
Këngë e Davidit.
29 Jepini Jehovait nderimin që i takon, o bij trimash!
Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+
2 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!
Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!*
3 Zëri i Jehovait kumbon mbi retë e shiut,*
zëri i Perëndisë së lavdishëm gjëmon,+
Jehovai qëndron mbi retë e dendura.+
4 Zëri i Jehovait është i fuqishëm,+
zëri i Jehovait është i madhërishëm.
5 Zëri i Jehovait thyen cedrat,
po, cedrat e Libanit+ Jehovai copë-copë i bën.
7 Zëri i Jehovait godet me flakë zjarri;+
8 nga zëri i Jehovait shkretëtira dridhet;+
shkretëtirës së Kadeshit,+ Jehovai i shtie të dridhurat;
9 nga zëri i Jehovait, të tmerruara drenushat i sjellin të vegjlit në jetë,
pyjet zhvishen krejt+
e në tempullin e tij të gjithë brohorasin: «Lavdi Perëndisë!»
10 Jehovai qëndron në fron mbi ujërat e përmbytjes,*+
si Mbret në jetë të jetëve, Jehovai mbretëron.+
11 Jehovai do t’i japë forcë popullit të tij.+
Jehovai do ta bekojë popullin e tij me paqe.+