BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 3 pyet. 1-4
  • A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë na zbulon Bibla për Autorin e saj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 3 pyet. 1-4

MËSIMI 3

A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?

1. Kush është autori i Biblës?

Bibla të ndryshme dhe shkrime biblike të lashta

Lajmi i mirë se njerëzit do të jetojnë përgjithmonë në tokë është shkruar në Bibël. (Psalmi 37:29) Bibla përbëhet nga 66 libra më të vegjël. Perëndia zgjodhi rreth 40 burra besnikë për t’i shkruar. Pesë librat e parë i shkroi Moisiu afro 3.500 vjet të shkuar. Librin e fundit e shkroi Gjoni para më shumë se 1.900 vjetësh. Idetë e kujt paraqitën shkrimtarët e Biblës? Perëndia komunikoi me ta nëpërmjet frymës së tij të shenjtë. (2 Samuelit 23:2) Ata nuk hodhën me shkrim mendimet e veta, por të Perëndisë. Pra, autori i Biblës është Jehovai.​—Lexo 2 Timoteut 3:16; 2 Pjetrit 1:20, 21.

2. Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme?

E dimë se Bibla është nga Perëndia, sepse parathotë saktësisht të ardhmen gjer në hollësi. Asnjë njeri nuk e bën dot këtë. (Josiu 23:14) Vetëm Perëndia i Plotfuqishëm mund ta parashikojë me saktësi të ardhmen e njerëzimit.​—Lexo Isainë 42:9; 46:10.

Prej një libri që vjen nga Perëndia do të pritnim të ishte i pashoq, e Bibla është vërtet ashtu. Miliarda kopje të saj janë përhapur në qindra gjuhë. Edhe pse e lashtë, është në harmoni me faktet e vërtetuara shkencore. Gjithashtu, mes 40 shkrimtarëve të saj nuk ka kontradikta.a Veç kësaj, Bibla mban vulën e qartë të dashurisë së Jehovait, Perëndisë së dashurisë. Ajo ka fuqi edhe sot t’ua ndryshojë për mirë jetën njerëzve. Këto fakte kanë bindur miliona veta se Bibla është Fjala e Perëndisë.​—Lexo 1 Selanikasve 2:13.

3. Për çfarë flet Bibla?

Pamje e Parajsës në fillim, Parajsa e humbur, Përmbytja në ditët e Noesë, Moisiu me dhjetë urdhërimet dhe Jezui duke mësuar

Bibla përqendrohet te lajmi i mirë se Perëndia ka një qëllim të dashur për njerëzimin. Shkrimet shpjegojnë se si njeriu humbi privilegjin për të jetuar në tokën parajsore në fillimet e historisë dhe si do të rivendoset në fund parajsa.​—Lexo Zbulesën 21:4, 5.

Në Fjalën e Perëndisë gjejmë edhe ligje, parime e këshilla. Veç kësaj, Bibla përmban historinë e marrëdhënieve të Perëndisë me njerëzimin, një histori që hedh dritë mbi personalitetin e Perëndisë. Pra, Bibla mund të të ndihmojë të njohësh Perëndinë. Ajo shpjegon si të lidhësh miqësi me të.​—Lexo Psalmin 19:7, 11; Jakovin 2:23; 4:8.

4. Si mund ta kuptosh Biblën?

Kjo broshurë do të të ndihmojë të kuptosh Biblën duke përdorur po atë metodë që përdori Jezui. Ai i merrte një nga një vargjet e Biblës dhe shpjegonte «domethënien e Shkrimeve».​—Lexo Lukën 24:27, 45.

S’ka gjë më tërheqëse se lajmi i mirë nga Perëndia. Prapëseprapë, disa janë indiferentë ndaj tij, e të tjerë madje bezdisen. Por, mos u shkurajo. Ti ke shpresën të jetosh përgjithmonë nëse i afrohesh Perëndisë.​—Lexo Gjonin 17:3.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 2 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?

a Shih broshurën Një libër për të gjithë njerëzit.

    Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqipe e shenjave
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo