Levitiku
6 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Nëse dikush mëkaton e vepron me pabesi ndaj Jehovait+ duke mashtruar tjetrin* për diçka që i është besuar+ a që i është lënë në dorëzim, ose nëse e vjedh a e zhvat tjetrin, 3 nëse gjen diçka të humbur dhe e mohon këtë a nëse bën be të rreme për ndonjë mëkat të ngjashëm,+ ja çfarë duhet të bëjë: 4 nëse ka mëkatuar dhe është fajtor, duhet ta kthejë atë që ka vjedhur, atë që ka zhvatur me dhunë a me mashtrim, atë që i ishte besuar, gjënë e humbur që ka gjetur 5 ose atë për të cilën mund të ketë bërë be të rreme. Gjithashtu duhet ta dëmshpërblejë plotësisht tjetrin+ e do t’i shtojë edhe një të pestën e vlerës; këtë do t’ia japë të zotit ditën kur të provohet se është fajtor. 6 Pastaj do të sjellë te prifti si blatim për fajin para Jehovait një dash të shëndetshëm nga kopeja, sipas vlerës së caktuar.+ 7 Prifti do të bëjë shlyerjen për të para Jehovait, dhe atij do t’i falet gjithçka që mund të ketë bërë, për të cilën është fajtor.»+
8 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 9 «Urdhëroje Aronin dhe djemtë e tij: ‘Ky është ligji për blatimin e djegur:+ blatimi i djegur duhet të rrijë në vatrën e altarit gjithë natën deri në mëngjes dhe zjarri duhet mbajtur ndezur në altar. 10 Prifti do të veshë rrobën zyrtare prej liri,+ si edhe mbathjet prej liri,*+ që të mbulojë lakuriqësinë, dhe do të heqë hirin*+ e blatimit të djegur, të cilin e ka përpirë zjarri mbi altar, e do ta vërë pranë altarit. 11 Pastaj do të heqë rrobat+ që ka e do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin në një vend të pastër jashtë kampit.+ 12 Zjarri në altar duhet mbajtur ndezur e nuk duhet shuar. Mëngjes për mëngjes, prifti do të vërë dru në zjarr,+ do të sistemojë mbi të blatimin e djegur dhe copat e dhjamit të flijimeve në bashkësi që të digjen e të nxjerrin tym.+ 13 Zjarri duhet mbajtur gjithnjë ndezur në altar e nuk duhet shuar.
14 Tani, ky është ligji për blatimin në drithë:+ djemtë e Aronit duhet ta paraqitin përballë altarit para Jehovait. 15 Njëri nga ata do të marrë një grusht miell të bluar imët nga blatimi në drithë, ca nga vaji i tij dhe gjithë temjanin e bardhë që është mbi blatimin në drithë, dhe do ta vërë mbi altar që të digjet e të nxjerrë tym si aromë e këndshme* për Jehovain, si blatim simbolik.*+ 16 Atë që mbetet nga blatimi në drithë, do ta hanë Aroni dhe djemtë e tij.+ Me të duhen bërë bukë pa maja, të cilat duhen ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+ 17 Blatimi në drithë nuk duhet përgatitur me majá,+ sepse është pjesa që u kam dhënë nga blatimet që më bëhen me zjarr.+ Është një gjë shumë e shenjtë,+ ashtu si blatimi për mëkatin dhe blatimi për fajin. 18 Atë do ta hajë çdo mashkull nga pasardhësit e Aronit.+ Ky do të jetë racioni i tyre brez pas brezi, përgjithmonë, nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.+ Gjithçka që prek ato,* bëhet e shenjtë.’»
19 Jehovai i foli përsëri Moisiut: 20 «Ky është blatimi që do t’i paraqitin Jehovait Aroni dhe djemtë e tij, ditën që Aroni do të miroset* si kryeprift:+ një të dhjetën e një efe*+ mielli të bluar imët si blatim të rregullt në drithë,+ gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje. 21 Blatimi do të bëhet me vaj në tigan të cekët,+ do të jetë i përzier mirë me vaj dhe do të paraqitet i pjekur e i ndarë në copa si blatim në drithë, si aromë e këndshme* për Jehovain. 22 Këtë blatim do ta bëjë prifti i mirosur* që do të zërë vendin e tij, pra njëri nga djemtë e tij.+ Ky është një rregull i pandryshueshëm: blatimi duhet vënë të digjet e të nxjerrë tym për Jehovain si blatim i plotë. 23 Të gjitha blatimet në drithë të priftit duhet të jenë blatime të plota. Ato nuk duhen ngrënë.»
24 Jehovai i tha akoma Moisiut: 25 «Thuaju Aronit dhe djemve të tij: ‘Ky është ligji i blatimit për mëkatin:+ ai duhet therur para Jehovait atje ku theren blatimet e djegura.+ Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 26 Atë do ta hajë prifti që e paraqit për mëkatin;+ blatimi duhet ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+
27 Çdo gjë që prek mishin e këtij blatimi, bëhet e shenjtë dhe, nëse dikush spërkat rrobën e vet me ca nga gjaku i blatimit, rroba që u spërkat me gjak duhet larë në një vend të shenjtë. 28 Ena e baltës ku u zje mishi duhet thyer; po të jetë zier në një enë bakri, ajo duhet të fërkohet e të lahet me ujë.
29 Atë blatim do ta hajë çdo mashkull që është prift.+ Është një gjë shumë e shenjtë.+ 30 Por nuk duhet ngrënë asnjë blatim për mëkatin nëse ca nga gjaku i tij merret dhe çohet brenda tendës së takimit për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë.+ Ai duhet djegur në zjarr.