BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 25
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Ligjit të përtërirë

      • Numri i përcaktuar i të goditurave (1-3)

      • Mos i vër gojëz demit kur shin grurin (4)

      • Martesa me kunatin (5-10)

      • Ndëshkimi kur kapen pjesët intime (11, 12)

      • Peshat dhe masat e sakta (13-16)

      • Të shkatërrohen amalekitët (17-19)

Ligji i përtërirë 25:1

Referime anësore

  • +Lp 16:18; 17:8, 9; 19:16, 17
  • +Eks 23:6; 2Kr 19:6; Pr 17:15; 31:9

Ligji i përtërirë 25:2

Referime anësore

  • +Pr 10:13; 20:30; 26:3; Lu 12:48; He 2:2

Ligji i përtërirë 25:3

Referime anësore

  • +2Ko 11:24

Ligji i përtërirë 25:4

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».

Referime anësore

  • +Pr 12:10; 1Ko 9:9; 1Ti 5:18

Ligji i përtërirë 25:5

Referime anësore

  • +Zn 38:7, 8; Ru 4:5; Mr 12:19

Ligji i përtërirë 25:6

Referime anësore

  • +Zn 38:9; Ru 4:10, 17
  • +Nu 27:1, 4

Ligji i përtërirë 25:9

Referime anësore

  • +Ru 4:7

Ligji i përtërirë 25:10

Shënimet

  • *

    Ose «emri i shtëpisë së tij». Fjalë për fjalë «emri i tij».

Ligji i përtërirë 25:13

Referime anësore

  • +Pr 11:1; 20:10; Mi 6:11

Ligji i përtërirë 25:14

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «në shtëpi një efë dhe një efë». Shih Shtojcën B14.

Referime anësore

  • +Le 19:36

Ligji i përtërirë 25:15

Referime anësore

  • +Lp 4:40

Ligji i përtërirë 25:16

Referime anësore

  • +Le 19:35

Ligji i përtërirë 25:17

Referime anësore

  • +Eks 17:8; Nu 24:20

Ligji i përtërirë 25:19

Referime anësore

  • +Js 22:4
  • +Eks 17:14; 1Sa 14:47, 48; 15:1-3; 1Kr 4:42, 43

Të përgjithshme

Ligj. 25:1Lp 16:18; 17:8, 9; 19:16, 17
Ligj. 25:1Eks 23:6; 2Kr 19:6; Pr 17:15; 31:9
Ligj. 25:2Pr 10:13; 20:30; 26:3; Lu 12:48; He 2:2
Ligj. 25:32Ko 11:24
Ligj. 25:4Pr 12:10; 1Ko 9:9; 1Ti 5:18
Ligj. 25:5Zn 38:7, 8; Ru 4:5; Mr 12:19
Ligj. 25:6Zn 38:9; Ru 4:10, 17
Ligj. 25:6Nu 27:1, 4
Ligj. 25:9Ru 4:7
Ligj. 25:13Pr 11:1; 20:10; Mi 6:11
Ligj. 25:14Le 19:36
Ligj. 25:15Lp 4:40
Ligj. 25:16Le 19:35
Ligj. 25:17Eks 17:8; Nu 24:20
Ligj. 25:19Js 22:4
Ligj. 25:19Eks 17:14; 1Sa 14:47, 48; 15:1-3; 1Kr 4:42, 43
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Ligji i përtërirë 25:1-19

Ligji i përtërirë

25 Kur lind një mosmarrëveshje mes dy vetash, le të paraqiten te gjykatësit+ dhe ata do t’i gjykojnë. Të drejtin do ta shpallin të pafajshëm, kurse të ligun fajtor.+ 2 Nëse i ligu meriton të rrihet,+ gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë përtokë dhe do ta rrahin në prani të tij. Numri i të goditurave do të përkojë me të keqen që ka bërë. 3 Ai mund të rrihet deri në 40 të goditura,+ por jo më shumë. Po të rrihet më shumë se kaq, vëllai yt do të poshtërohet në sytë e tu.

4 Mos i vër gojëz demit kur shin* grurin.+

5 Nëse disa vëllezër banojnë pranë njëri-tjetrit, dhe njëri prej tyre vdes pa pasur djalë, vejusha e atij që vdes, të mos martohet jashtë familjes. Kunati i saj duhet të shkojë tek ajo, ta marrë për grua dhe të bëjë detyrën që i takon kunatit.+ 6 I parëlinduri që do të lindë ajo, do të marrë emrin e vëllait të vdekur,+ që emri i tij të mos shuhet në Izrael.+

7 Tani, nëse ai nuk do që të martohet me vejushën e të vëllait, atëherë ajo të shkojë te pleqtë në portën e qytetit e t’u thotë: ‘Vëllai i tim shoqi nuk pranon të ruajë emrin e të vëllait në Izrael. Ai nuk pranon të martohet me mua dhe të bëjë detyrën që i takon kunatit.’ 8 Pleqtë e qytetit do ta thërrasin e do t’i flasin. Nëse ai ngul këmbë e thotë: ‘Nuk dua të martohem me të’, 9 atëherë vejusha e të vëllait t’i afrohet para syve të pleqve, t’ia heqë sandalen nga këmba,+ ta pështyjë në fytyrë e t’i thotë: ‘Kështu le t’i bëhet atij njeriu që nuk do të ngrejë familjen e të vëllait.’ 10 Pas kësaj, emri i familjes së tij* në Izrael do të jetë: ‘Shtëpia e atij që iu hoq sandalja.’

11 Nëse dy burra përleshen me njëri-tjetrin dhe gruaja e njërit prej tyre ndërhyn për të mbrojtur të shoqin, por, kur zgjat dorën, e kap tjetrin nga pjesët intime, 12 pritja asaj dorën. Syrit tënd të mos i vijë keq.

13 Mos mbaj në torbë dy lloje gurësh peshash,+ një më të rëndë e një më të lehtë. 14 Mos mbaj në shtëpi dy lloje enësh matëse,*+ një që mban më shumë e një që mban më pak. 15 Duhet të mbash pesha dhe enë matëse të sakta e të drejta, që të jetosh gjatë në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt,+ 16 sepse çdo njeri i pandershëm që bën këto gjëra, është i neveritshëm për Jehovain, Perëndinë tënd.+

17 Mos e harro atë që të bëri Amaleku kur po dilje nga Egjipti,+ 18 se si të priti rrugës dhe i goditi pas shpine tërë ata që hiqeshin zvarrë me mundim pas teje, ndërkohë që ti ishe i sfilitur dhe i lodhur. Ai nuk pati frikë nga Perëndia. 19 Kur Jehovai, Perëndia yt, të të ketë dhënë prehje nga tërë armiqtë përreth vendit që po të jep si trashëgimi Jehovai, Perëndia yt,+ shuaje kujtimin e Amalekut nën qiell.+ Mos e harro këtë!

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo