BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kënga e Solomonit 2
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Këngës së Solomonit

    • SHULAMITJA NË KAMPIN E MBRETIT SOLOMON (1:1–3:5)

Kënga e Solomonit 2:1

Shënimet

  • *

    Ose «krokull; krokus».

  • *

    Fjalë për fjalë «e rrafshinës bregdetare».

Referime anësore

  • +Kng 2:16

Kënga e Solomonit 2:4

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shtëpinë e verës».

Kënga e Solomonit 2:5

Referime anësore

  • +1Sa 30:11, 12

Kënga e Solomonit 2:6

Referime anësore

  • +Kng 8:3

Kënga e Solomonit 2:7

Referime anësore

  • +2Sa 2:18
  • +Kng 3:5; 8:4

Kënga e Solomonit 2:9

Shënimet

  • *

    U referohet llojeve të dritareve që, në vend të kanatave me xham, kanë kanata me thurje druri.

Referime anësore

  • +Kng 2:17; 8:14

Kënga e Solomonit 2:11

Shënimet

  • *

    Ose «stina e shirave».

Kënga e Solomonit 2:12

Referime anësore

  • +Kng 6:11
  • +Is 18:5; Gjo 15:2
  • +Jr 8:7

Kënga e Solomonit 2:13

Referime anësore

  • +Is 28:4; Na 3:12

Kënga e Solomonit 2:14

Referime anësore

  • +Kng 5:2; Jr 48:28
  • +Kng 8:13
  • +Kng 1:5; 6:10

Kënga e Solomonit 2:16

Referime anësore

  • +Kng 7:10
  • +Kng 2:1; 6:3
  • +Kng 1:7

Kënga e Solomonit 2:17

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «dita të marrë frymë».

  • *

    Një mundësi tjetër «malet e ndara». Ose «malet e Betherit».

Referime anësore

  • +2Sa 2:18
  • +Kng 2:9; 8:14

Të përgjithshme

Këng. 2:1Kng 2:16
Këng. 2:51Sa 30:11, 12
Këng. 2:6Kng 8:3
Këng. 2:72Sa 2:18
Këng. 2:7Kng 3:5; 8:4
Këng. 2:9Kng 2:17; 8:14
Këng. 2:12Kng 6:11
Këng. 2:12Is 18:5; Gjo 15:2
Këng. 2:12Jr 8:7
Këng. 2:13Is 28:4; Na 3:12
Këng. 2:14Kng 5:2; Jr 48:28
Këng. 2:14Kng 8:13
Këng. 2:14Kng 1:5; 6:10
Këng. 2:16Kng 7:10
Këng. 2:16Kng 2:1; 6:3
Këng. 2:16Kng 1:7
Këng. 2:172Sa 2:18
Këng. 2:17Kng 2:9; 8:14
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Kënga e Solomonit 2:1-17

Kënga e Solomonit

2 Veç një lule shafrani* e bregdetit* jam,

veç një zambak i lëndinave.»+

 2 «Si një zambak mes gjembaçëve,

është e shtrenjta ime mes vashave.»

 3 «Si një pemë molle në mes të pyllit,

është i shtrenjti im mes djemve.

Digjem nga dëshira të ulem nën hijen e tij

dhe frutat e tij të ëmbla të shijoj!

 4 Ai më çoi në shtëpinë e gostisë*

dhe dashurinë për mua e valëviti si flamur.

 5 Jepmëni rrush të thatë+ dhe mollë,

që të përtërihem e të marr fuqi,

sepse po tretem nga dashuria.

 6 Me dorën e majtë, lehtas kokën më prek,

e me të djathtën më përqafon.+

 7 M’u betoni, o bija të Jerusalemit,

m’u betoni për gazelat+ dhe për drenushat e fushës

se nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.+

 8 Ja, zëri i të shtrenjtit tim!

Ja, po vjen duke ngjitur malet,

duke kapërcyer kodrat.

 9 I shtrenjti im i përngjan gazelës, i ngjan drerit këmbëlehtë.+

Ja, po qëndron prapa murit të shtëpisë sonë

e po vështron përmes dritareve,

përmes thurjeve të tyre të drunjta* po kundron.

10 I shtrenjti im më foli e më tha:

‘Ngrihu, e dashura ime,

o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.

11 Ja, dimri* kaloi,

shirat pushuan, shtegtuan.

12 Lulet kanë çelur lëndinave,+

koha e krasitjes ka ardhur+

dhe në vend dëgjohet kënga e turtujve.+

13 Të parat kokrra fiku po pjek,+

hardhitë po lulëzojnë dhe gjithë aromë po e mbulojnë vendin.

Ngrihu dhe eja, e dashura ime,

o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.

14 O pëllumbesha ime,

dil nga strukat e shkrepit,+

nga skutat e shkëmbit,

lërmë të të shoh dhe zërin të ta dëgjoj,+

të të shoh fytyrën e bukur dhe të ta dëgjoj të ëmblin zë.’»+

15 «Zërini dhelprat,

dhelpërushet që po dëmtojnë vreshtat,

sepse vreshtat tanë po lulëzojnë.»

16 «I shtrenjti im është imi dhe unë jam e tija.+

Mes zambakëve+ kopenë po kullot ai.+

17 Para se flladi i ditës të fryjë* dhe hijet të fashiten,

kthehu sa më shpejt, o i shtrenjti im,

si gazela,+ si dreri këmbëlehtë+ nëpër malet që na ndajnë.*

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo