Kënga e Solomonit
2 «Si një zambak mes gjembaçëve,
është e shtrenjta ime mes vashave.»
3 «Si një pemë molle në mes të pyllit,
është i shtrenjti im mes djemve.
Digjem nga dëshira të ulem nën hijen e tij
dhe frutat e tij të ëmbla të shijoj!
4 Ai më çoi në shtëpinë e gostisë*
dhe dashurinë për mua e valëviti si flamur.
6 Me dorën e majtë, lehtas kokën më prek,
e me të djathtën më përqafon.+
7 M’u betoni, o bija të Jerusalemit,
m’u betoni për gazelat+ dhe për drenushat e fushës
se nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.+
8 Ja, zëri i të shtrenjtit tim!
Ja, po vjen duke ngjitur malet,
duke kapërcyer kodrat.
9 I shtrenjti im i përngjan gazelës, i ngjan drerit këmbëlehtë.+
Ja, po qëndron prapa murit të shtëpisë sonë
e po vështron përmes dritareve,
përmes thurjeve të tyre të drunjta* po kundron.
10 I shtrenjti im më foli e më tha:
‘Ngrihu, e dashura ime,
o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.
11 Ja, dimri* kaloi,
shirat pushuan, shtegtuan.
dhe në vend dëgjohet kënga e turtujve.+
13 Të parat kokrra fiku po pjek,+
hardhitë po lulëzojnë dhe gjithë aromë po e mbulojnë vendin.
Ngrihu dhe eja, e dashura ime,
o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.
14 O pëllumbesha ime,
dil nga strukat e shkrepit,+
nga skutat e shkëmbit,
lërmë të të shoh dhe zërin të ta dëgjoj,+
të të shoh fytyrën e bukur dhe të ta dëgjoj të ëmblin zë.’»+
15 «Zërini dhelprat,
dhelpërushet që po dëmtojnë vreshtat,
sepse vreshtat tanë po lulëzojnë.»
16 «I shtrenjti im është imi dhe unë jam e tija.+