Kënga e Solomonit
1 Më e bukura këngë,* të cilën e shkroi Solomoni:+
2 «Më puth me puthjet e buzëve të tua,
se shprehjet e tua të dashurisë janë më të mira se vera!+
Ja pse vashat të duan.
4 Eja e merrmë me vete!*
Të largohemi sa më shpejt, sepse mbreti më ka çuar në dhomat e tij.
Eja të gëzojmë dhe të jemi të lumtur bashkë,
e të sjellim ndër mend* shprehjet e tua të dashurisë, sepse ato janë më të ëmbla se vera.
S’është çudi që vashat të duan.
5 Jam zeshkane, por e bukur, o bija të Jerusalemit,
6 Mos më shikoni gjithë habi që jam zeshkane,
sepse më ka zënë dielli.
7 Thuamë, o i dashuri i zemrës sime:*
Ku e kullot kopenë?+
Ku e lë të pushojë gjatë drekës?
Pse të endem mes kopeve të shokëve të tu
si një grua e mbuluar me vel?»*
8 «Nëse nuk e di, o më e bukura e grave,
ndiq gjurmët e kopesë
dhe kulloti kecat pranë tendave të barinjve.»
9 «Siç është e bukur pela mes karrocave të faraonit,+
ashtu je edhe ti, o e dashura ime.
10 Sa të hijshme janë mollëzat e tua të stolisura*
dhe qafa jote me vargje rruazash.
11 Për ty stoli* ari do të bëjmë,
me argjend zbukuruar.»
12 «Mbreti rri në tryezën e tij të rrumbullakët,
por aroma e parfumit* tim+ është veç për ty, o i dashuri im.
13 Si një qese aromatizuese plot mirrë,+ që prehet natën mes gjinjve të mi,
është i shtrenjti im për mua.
15 «Sa e bukur je, o e dashura ime!
Oh, sa e bukur je! Sytë i ke si të pëllumbeshave!»+