BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kënga e Solomonit 8
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Këngës së Solomonit

    • SHULAMITJA NË JERUSALEM (3:6–8:4)

    • SHULAMITJA KTHEHET DHE TREGON SE ËSHTË BESNIKE (8:5-14)

        • Vëllezërit e Shulamites (5a)

          • ‘Kush është kjo që është mbështetur tek i shtrenjti i saj?’

        • Shulamitja (5b-7)

          • «Dashuria është e fortë sa vdekja» (6)

        • Vëllezërit e Shulamites (8, 9)

          • «Po të jetë mur, . . . por, po të jetë derë, . . .» (9)

        • Shulamitja (10-12)

          • «Unë jam mur» (10)

        • Bariu (13)

          • ‘Lërmë ta dëgjoj zërin’

        • Shulamitja (14)

          • «Vrapo shpejt si gazela»

Kënga e Solomonit 8:1

Referime anësore

  • +Kng 1:2

Kënga e Solomonit 8:2

Referime anësore

  • +Kng 3:4

Kënga e Solomonit 8:3

Referime anësore

  • +Kng 2:6

Kënga e Solomonit 8:4

Referime anësore

  • +Kng 2:7; 3:5

Kënga e Solomonit 8:6

Shënimet

  • *

    Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.

  • *

    «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.

Referime anësore

  • +Gjo 15:13; Ef 5:25; Zb 12:11
  • +Lp 4:24; 1Gjo 4:8

Kënga e Solomonit 8:7

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «ai».

Referime anësore

  • +1Ko 13:8, 13
  • +Ro 8:38, 39

Kënga e Solomonit 8:8

Shënimet

  • *

    Ose «që ende nuk është pjekur».

Referime anësore

  • +Kng 1:6

Kënga e Solomonit 8:10

Shënimet

  • *

    Ose «dhe jam vajzë e pjekur».

Kënga e Solomonit 8:11

Referime anësore

  • +Ek 2:4

Kënga e Solomonit 8:12

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «Mijëshja».

Kënga e Solomonit 8:13

Referime anësore

  • +Kng 1:6; 6:11
  • +Kng 2:14

Kënga e Solomonit 8:14

Referime anësore

  • +Kng 2:9, 17

Të përgjithshme

Këng. 8:1Kng 1:2
Këng. 8:2Kng 3:4
Këng. 8:3Kng 2:6
Këng. 8:4Kng 2:7; 3:5
Këng. 8:6Gjo 15:13; Ef 5:25; Zb 12:11
Këng. 8:6Lp 4:24; 1Gjo 4:8
Këng. 8:71Ko 13:8, 13
Këng. 8:7Ro 8:38, 39
Këng. 8:8Kng 1:6
Këng. 8:11Ek 2:4
Këng. 8:13Kng 1:6; 6:11
Këng. 8:13Kng 2:14
Këng. 8:14Kng 2:9, 17
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Kënga e Solomonit 8:1-14

Kënga e Solomonit

8 Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi,

që nëna ime mëndi!

Po të të gjeja jashtë, do të të puthja,+

dhe askush nuk do të më përbuzte.

 2 Do të të prija e në shtëpinë e nënës sime do të të çoja,+

tek ajo që më ka mësuar shumë.

Verë aromatike e lëng të freskët shege

do të të jepja të pije.

 3 Me dorën e majtë, lehtas kokën do të më prekje

e me të djathtën do të më përqafoje.+

 4 O bija të Jerusalemit, m’u betoni

se nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+

 5 «Kush është kjo që vjen nga shkretëtira,

mbështetur tek i shtrenjti i saj?»

«Nën pemën e mollës të zgjova,

atje ku nëna jote dhembjet e lindjes provoi,

atje ku me dhembje ajo të nxori në dritë.

 6 Më vër si një vulë në zemrën tënde,

si një vulë në krahun tënd,

sepse dashuria është e fortë sa vdekja,+

është po aq e paepur sa Varri*

dhe kërkon t’i jepesh me gjithë shpirt.

Ajo është si zjarr flakërues, vetë flaka e Jah.*+

 7 Ujërat e trazuara nuk e shuajnë dot dashurinë,+

as lumenjtë s’e marrin dot me vete.+

Sikur njeriu të jepte gjithë pasuritë e shtëpisë së vet në këmbim të dashurisë,

ato* me siguri do të përbuzeshin.»

 8 «Ne kemi një motër të vogël+

që ende nuk ka gjinj.*

Ç’do të bëjmë për motrën tonë

ditën kur ta kërkojnë për nuse?

 9 Po të jetë mur,

një beden argjendi mbi të do të ndërtojmë.

Por, po të jetë derë,

me dru cedri do ta forcojmë.»

10 «Unë jam mur

dhe gjinjtë e mi janë si kulla.*

Prandaj ai mund ta shohë qartë

se zemrën e kam të qetë.

11 Në Baal-Hamon Solomoni kishte një vresht,+

që ua besoi vreshtarëve.

Për frytet e tij, secili do të sillte një mijë monedha argjendi.

12 Një mijë monedhat e argjendit* të përkasin ty, o Solomon,

dhe dyqind, atyre që kujdesen për frytet e tij,

por vreshti im më përket mua.»

13 «O ti që banon në kopshte,+

miqtë po presin të ta dëgjojnë zërin.

Lërmë edhe mua ta dëgjoj.»+

14 «Nxito, o i shtrenjti im,

vrapo shpejt si gazela,+

si dreri këmbëlehtë,

nëpër malet me bimë aromatike.»

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo