1 Kronikave
7 Bijtë e Isakarit ishin katër: Tola,+ Puahu,+ Jashubi dhe Shimroni.+ 2 Bijtë e Tolës ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Ibsami dhe Shemueli, krerë të shtëpive të paraardhësve të tyre. Mes atyre të Tolës kishte burra trima e të fuqishëm, sipas prejardhjes së tyre. Në ditët e Davidit+ numri i tyre ishte njëzet e dy mijë e gjashtëqind. 3 Bijtë e Uzit ishin Izrahiahu. Bijtë e Izrahiahut ishin Mikaeli, Abdia, Joeli, Ishiahu, [?], pesë, të gjithë krerë. 4 Sipas prejardhjes, sipas shtëpive të paraardhësve të tyre, me ta kishte tridhjetë e gjashtë mijë ushtarë, ngaqë kishin shumë gra e bij.+ 5 Vëllezërit e tyre, nga të gjitha familjet e Isakarit, ishin burra trima e të fuqishëm,+ tetëdhjetë e shtatë mijë, sipas regjistrimit gjenealogjik të të gjithë atyre.+
6 Bijtë e Beniaminit+ ishin tre: Belahu,+ Bekeri+ dhe Jediaeli.+ 7 Bijtë e Belahut+ ishin pesë: Ezboni, Uzi, Uzieli, Jerimoti dhe Iria, krerë të shtëpive të paraardhësve të tyre, burra trima e të fuqishëm. Nga regjistrimi i tyre gjenealogjik+ dolën se ishin njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër. 8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioenai, Omri, Jeremoti, Abijahu, Anatothi dhe Alemethi, të gjithë këta bij të Bekerit. 9 Nga regjistrimi i tyre gjenealogjik+ sipas prejardhjes së tyre, sipas krerëve të shtëpive të paraardhësve të tyre, burra trima e të fuqishëm, dolën se ishin njëzet mijë e dyqind veta. 10 Bijtë e Jediaelit+ ishin Bilhani; bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zetani, Tarshishi dhe Ahishahari. 11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jediaelit, sipas krerëve të paraardhësve të tyre, burra trima e të fuqishëm,+ shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind që shkonin ushtarë për luftë.
12 Shupimi+ dhe Hupimi+ ishin bijtë e Irit.+ Hushimët ishin bijtë e Aherit.
13 Bijtë e Neftalit+ ishin Jahzieli,+ Guni,+ Jeseri dhe Shalumi,+ bijtë e Bilhasë.+
14 Bijtë e Manaseut+ ishin Asrieli, që i lindi nga konkubina e tij siriane. (Ajo lindi Makirin,+ të atin e Galaadit. 15 Makiri mori gra për Hupimin dhe për Shupimin. Emri i motrës së tij ishte Makaha.) Emri i të dytit ishte Zelofehad,+ por Zelofehadi pati bija.+ 16 Pas ca kohësh Makaha, gruaja e Makirit, lindi një djalë dhe i vuri emrin Peresh. Emri i vëllait të tij ishte Sheresh dhe bijtë e tij ishin Ulami dhe Rekemi. 17 Bijtë e Ulamit ishin Bedani. Këta ishin bijtë e Galaadit, birit të Makirit, birit të Manaseut. 18 Motra e tij ishte Hamoleketa. Ajo lindi Ishodin, Abi-Ezerin+ dhe Mahlën. 19 Bijtë e Shemidës ishin Ahiani, Sikemi, Likhi dhe Aniami.
20 Bijtë e Efraimit+ ishin Shutelahu,+ biri i tij Beredi, biri i tij Tahathi, biri i tij Eleadahu, biri i tij Tahathi, 21 biri i tij Zabadi, biri i tij Shutelahu, biri i tij Ezeri dhe Eleadi. Burrat e Gathit+ që kishin lindur në vend i vranë sepse zbritën për të marrë bagëtinë e tyre. 22 I ati i tyre, Efraimi, mbajti zi për shumë ditë,+ dhe vëllezërit e tij shkonin për ta ngushëlluar. 23 Më pas ai pati marrëdhënie me gruan e tij, kështu që ajo mbeti shtatzënë+ dhe lindi një djalë. Por ai ia vuri emrin Beriah, sepse kur ajo ishte në shtëpinë e tij, atje kishte rënë gjëma.+ 24 Bija e tij ishte Shera, e cila ndërtoi Beth-Horonin,+ të poshtmin+ dhe të sipërmin,+ si dhe Uzen-Sherahun. 25 Bijtë e tij ishin Refahu dhe Reshefi, biri i të cilit ishte Telahu, biri i të cilit ishte Tahani, 26 biri i të cilit ishte Ladani, biri i të cilit ishte Amihudi, biri i të cilit ishte Elishami, 27 biri i të cilit ishte Nuni,+ biri i të cilit ishte Jehosiu.+
28 Zotërimet dhe vendbanimet e tyre ishin Betheli+ me fshatrat e tij; në lindje Narani+ dhe në perëndim Gezeri+ me fshatrat e tij, Sikemi+ me fshatrat e tij dhe arrinin deri në Gazë e në fshatrat e saj; 29 anash bijve të Manaseut, Beth-Sheani+ me fshatrat e tij, Tanaku+ me fshatrat e tij, Megido+ me fshatrat e tij dhe Dori+ me fshatrat e tij. Në këto banuan bijtë e Jozefit,+ birit të Izraelit.
30 Bijtë e Asherit+ ishin Imnahu,+ Ishvahu, Ishvi+ dhe Beriahu.+ Motra e tyre ishte Sera. 31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli, i cili ishte i ati i Birzaitit. 32 Eberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hotami dhe Shuaja, motra e tyre. 33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimhali dhe Ashvati. Këta ishin bijtë e Jafletit. 34 Bijtë e Shemerit ishin Ahi, Rogahu, Jehubahu dhe Arami. 35 Bijtë e Helemit, vëllait të tij, ishin Zofahu, Imnai, Sheleshi dhe Amali. 36 Bijtë e Zofahut ishin Suahu, Harneferi, Shuali, Beri, Imrahu, 37 Bezeri, Hodi, Shamai, Shilshahu, Ithrani dhe Beerai. 38 Bijtë e Jeterit ishin Jefunehu, Pispahu dhe Ara. 39 Bijtë e Ulës ishin Arahu, Hanieli dhe Rizia. 40 Të gjithë këta ishin bijtë e Asherit, krerë+ të shtëpive të paraardhësve të tyre, burra të zgjedhur, trima+ e të fuqishëm, krerë prijësish. Regjistrimi i tyre gjenealogjik+ u bë për ushtrinë në rast lufte. Numri i tyre ishte njëzet e gjashtë mijë burra.+