28 KORRIK–3 GUSHT
PROVERBAT 24
Kënga 38 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Bëhu i fortë që të përballosh vështirësitë
(10 min.)
Fito njohuri dhe mençuri (Pr 24:5; w23.07 18 ¶15)
Vazhdo të mbash një program të mirë teokratik, edhe kur je shkurajuar (Pr 24:10; w09 15/12 18 ¶12-13)
Besimi i fortë dhe dashuria për Jehovain do të të ndihmojnë t’i kapërcesh vështirësitë (Pr 24:16; w20.12 15)
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Pr 24:27—Çfarë mësojmë nga ky varg? (w09 15/10 12)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Pr 24:1-20 (th mësimi 11)
4. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. Biseda mbyllet para se të japësh dëshmi. (lmd mësimi 2, pika 4)
5. Nis një bisedë
(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. (lmd mësimi 3, pika 4)
6. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Informoje personin për kursin falas të Biblës dhe lër një kartëvizitë që flet për këtë. (lmd mësimi 4, pika 3)
7. Fjalim
(3 min.) lmd shtojca A, pika 11—Tema: Perëndia komunikon me ne. (th mësimi 6)
Kënga 99
8. Të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë vështirësive
(15 min.) Diskutim.
Papritur, të gjithë mund të përballemi me një epidemi, një katastrofë natyrore, trazira civile, luftëra ose përndjekje. Kur ndodh diçka e tillë, motrat e vëllezërit tanë bashkëpunojnë për të ndihmuar dhe për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit. Gjithsesi, edhe nëse nuk prekemi drejtpërdrejt nga këto vështirësi, bashkohemi me dhimbjen e bashkëbesimtarëve dhe bëjmë çmos për t’u dhënë një dorë.—1Ko 12:25, 26.
Lexo 1 Mbretërve 13:6 dhe Jakovin 5:16b, dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Pse lutjet që adhuruesit e Jehovait bëjnë për të tjerët kanë shumë fuqi?
Lexo Markun 12:42-44 dhe 2 Korintasve 8:1-4, dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Edhe nëse të ardhurat nuk të lejojnë të dhurosh shumë për bashkëbesimtarët në nevojë në mbarë botën, pse duhet të vazhdosh të bësh dhurime?
Shihni VIDEON Forcojnë vëllezërit kur vepra është e ndaluar, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Çfarë sakrificash bënë vëllezërit për të ndihmuar bashkëbesimtarët në vendet e Evropës Lindore ku vepra ishte e ndaluar?
Si iu bindën vëllezërit urdhrit për t’u mbledhur së bashku dhe për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit, ndonëse vepra ishte e ndaluar?—He 10:24, 25
9. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) lfb mësimet 4-5