2 Kronikave
11 Kur mbërriti në Jerusalem,+ Rehoboami mblodhi menjëherë shtëpinë e Judës dhe Beniaminin,+ njëqind e tetëdhjetë mijë burra të zgjedhur e truplidhur,+ që të luftonin kundër Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit. 2 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë: 3 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës,+ gjithë Izraelit në Judë dhe Beniaminit: 4 “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve+ tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse këtë gjë e kam bërë unë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait dhe u kthyen e nuk shkuan kundër Jeroboamit.+
5 Rehoboami vazhdoi të banonte në Jerusalem dhe ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë. 6 Ai rindërtoi Betlehemin,+ Etamin,+ Tekoan,+ 7 Beth-Zurin,+ Sokon,+ Adulamin,+ 8 Gathin,+ Mareshahun,+ Zifin,+ 9 Adoraimin, Lakishin,+ Azekahun,+ 10 Zorahun,+ Ajalonin+ dhe Hebronin,+ qytete të fortifikuara që gjendeshin në Judë dhe në Beniamin. 11 Pastaj përforcoi vendet e fortifikuara+ dhe vuri në to udhëheqës+ e siguroi rezerva ushqimi, vaji e vere. 12 Ai siguroi edhe mburoja+ të mëdha e heshta+ në të gjitha qytetet të cilat vazhdoi t’i përforconte edhe më shumë. Ai vazhdonte të kishte Judën dhe Beniaminin.
13 Priftërinjtë dhe levitët që ishin në tërë Izraelin erdhën nga territoret e tyre dhe morën anën e tij. 14 Levitët lanë kullotat+ e zotërimet+ e tyre dhe erdhën në Judë e në Jerusalem,+ ngaqë Jeroboami+ dhe bijtë e tij i kishin hequr+ nga shërbimi si priftërinj të Jehovait. 15 Ai kishte caktuar priftërinj për vendet e larta,+ për demonët në formë cjapi+ dhe për viçat që kishte bërë.+ 16 Nga të gjitha fiset e Izraelit, njerëzit që e kërkonin me gjithë zemër Jehovain, Perëndinë e Izraelit, shkuan pas tyre dhe erdhën në Jerusalem+ për t’i bërë flijime+ Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre. 17 Ata vazhduan ta forconin mbretërinë e Judës+ dhe ta mbështetnin Rehoboamin, birin e Solomonit, për tre vjet, sepse ecën në gjurmët e Davidit dhe të Solomonit për tre vjet.+
18 Pastaj Rehoboami mori për grua Mahalatën, bijën e Jerimotit, birit të Davidit dhe të Abihailës, bijës së Eliabit,+ që ishte bir i Jeseut. 19 Ajo i lindi këta bij: Jeushin, Shemariahun dhe Zahamin. 20 Mbas saj ai mori Makahën,+ mbesën e Absalomit.+ Pas ca kohësh, ajo i lindi Abijahun,+ Atain, Zizain dhe Shelomitin. 21 Rehoboami e donte Makahën, mbesën e Absalomit, më shumë se gjithë gratë+ dhe konkubinat* e tij. Ai kishte marrë tetëmbëdhjetë gra dhe gjashtëdhjetë konkubina, kështu që u bë baba i njëzet e tetë bijve dhe i gjashtëdhjetë bijave. 22 Për këtë arsye Rehoboami e vuri Abijahun, birin e Makahës, si krye, si prijës të vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret. 23 Megjithatë ai veproi me kuptueshmëri+ dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në tërë vendet e Judës dhe të Beniaminit,+ në tërë qytetet e fortifikuara.+ U dha ushqim me bollëk+ dhe u gjeti shumë gra.+