2 Kronikave
6 Pikërisht atëherë Solomoni tha:+ «Ti, o Jehova, the se do të banoje në terrin e zi.+ 2 Unë të kam ndërtuar një shtëpi, një banesë madhështore,+ një vend të qëndrueshëm, ku ti të banosh përjetë.»+
3 Pastaj mbreti u kthye nga populli dhe filloi të bekonte+ kongregacionin e Izraelit, ndërsa tërë kongregacioni qëndronte në këmbë.+ 4 Ai tha: «Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ që i foli me gojën e vet atit tim, Davidit,+ dhe që me duart e veta përmbushi+ atë që tha: 5 ‘Prej ditës që nxora popullin tim nga vendi i Egjiptit, nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit për të ndërtuar një shtëpi ku të jetë emri im+ dhe nuk kam zgjedhur asnjeri që të bëhet udhëheqës i popullit tim, Izraelit.+ 6 Por do të zgjedh Jerusalemin,+ që atje të jetë emri im, dhe do të zgjedh Davidin, që të jetë mbi popullin tim, Izraelin.’+ 7 Atit tim, Davidit, ia donte zemra të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 8 Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ty ta donte zemra të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe mirë që të lindi në zemër kjo dëshirë.+ 9 Vetëm se shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti,+ por biri yt që do të dalë nga ijët e tua. Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+ 10 Jehovai e çoi në vend fjalën e thënë,+ që unë të zija vendin e Davidit, atit tim,+ dhe të ulesha në fronin+ e Izraelit, si kishte thënë Jehovai,+ të ndërtoja shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+ 11 dhe të vija atje Arkën+ ku gjendet besëlidhja që bëri Jehovai me bijtë e Izraelit.»+
12 Ai qëndroi para altarit të Jehovait, përballë gjithë kongregacionit të Izraelit,+ dhe shtriu duart.+ 13 (Sepse Solomoni kishte bërë një platformë+ prej bakri dhe e kishte vënë në mes të oborrit të brendshëm.+ Ajo ishte pesë kute e gjatë, pesë kute e gjerë dhe pesë kute e lartë e ai qëndronte në këmbë mbi të.) Ai ra në gjunjë+ përpara gjithë kongregacionit të Izraelit dhe shtriu duart drejt qiellit.+ 14 Pastaj tha: «O Jehova, Perëndia i Izraelit,+ nuk ka Perëndi si ti+ as në qiej, as në tokë. Ti e ruan besëlidhjen+ dhe dashamirësinë kundrejt shërbëtorëve të tu, që të shërbejnë me gjithë zemër.+ 15 Ti e mbajte premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit.+ E bëre premtimin me gojën tënde, dhe sot e ke përmbushur me dorën tënde.+ 16 Tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse bijtë e tu+ do të kujdesen për udhën e tyre, duke ecur sipas ligjit tim+ ashtu si ke ecur ti para meje,+ atëherë nuk do të të mungojë kurrë një burrë që të ulet para meje në fronin e Izraelit.’+ 17 Tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit,+ le të përmbushet* premtimi+ që i bëre shërbëtorit tënd, Davidit.+
18 Mos vallë do të banojë vërtet Perëndia me njerëzit në tokë?!+ Ja! Qiejt, po, qiejt e qiejve nuk të mbajnë+ dot, e aq më pak kjo shtëpi që kam ndërtuar unë!+ 19 Kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd+ dhe kërkesës së tij për hir,+ o Jehova, Perëndia im, duke dëgjuar britmën përgjëruese+ dhe lutjen që po të drejton.+ 20 Mbaji sytë+ ditë e natë te kjo shtëpi, te vendi ku ti the se do të vije emrin tënd,+ dhe dëgjoje lutjen që bën shërbëtori yt drejt këtij vendi.+ 21 Dëgjoji përgjërimet e shërbëtorit tënd+ dhe të popullit tënd, Izraelit, kur të luten të drejtuar nga ky vend!+ Dëgjo nga vendi ku banon, nga qiejt!+ Dëgjo dhe fal!+
22 Nëse një njeri mëkaton ndaj dikujt tjetër+ dhe detyrohet prej tij të betohet e të pranojë+ që t’i bjerë një mallkim në rast se është fajtor, nëse ky njeri, pra, vjen para altarit tënd në këtë shtëpi, ndërkohë që është ende nën betim,+ 23 atëherë dëgjo nga qiejt+ dhe vepro+ e gjykoji shërbëtorët e tu: të ligut ktheja sipas sjelljes së vet,+ por të drejtin shpalle të drejtë,+ duke e shpërblyer sipas drejtësisë së vet.+
24 Nëse populli yt, Izraeli, mundet nga armiku,+ ngaqë ka mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj kthehet+ te ti, përlëvdon emrin tënd,+ lutet+ e kërkon hir para teje në këtë shtëpi,+ 25 dëgjo nga qiejt,+ fale+ mëkatin e popullit tënd, Izraelit, dhe ktheje+ në tokën që i dhe atij dhe paraardhësve të tij.+
26 Nëse qielli mbyllet e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar+ vazhdimisht kundër teje, dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi,+ përlëvdojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i ke munduar,+ 27 dëgjo nga qiejt dhe fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, po, të popullit tënd, Izraelit, sepse ti u mëson+ udhën e mirë+ ku të ecin. Dërgo shi+ mbi tokën që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi.+
28 Në rast se në vend bie një zi+ buke ose një murtajë,+ në rast se e godet një erë zhuritëse+ dhe vrugu,+ në rast se e pushtojnë karkalecat+ dhe furrtaret e zeza,+ në rast se armiqtë+ i rrethojnë atje ku kanë ngritur portat e tyre+—në rast të çdo lloj plage dhe të çdo lloj sëmundjeje+— 29 çfarëdo lutjeje+ e kërkese për hir+ që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli+—sepse gjithsecili e njeh plagën+ dhe dhembjen e vet—kur të shtrijë duart e tij drejt kësaj shtëpie,+ 30 dëgjo nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ fal+ dhe jepi secilit sipas gjithë udhëve të tij,+ sepse ti e njeh zemrën e tij+ (sepse vetëm ti e njeh mirë zemrën e bijve të njerëzve).+ 31 Kështu ata do të të frikësohen+ dhe do të ecin në udhët e tua për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë.+
32 Edhe të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit,+ por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit tënd të madh,+ dorës sate të fortë+ dhe krahut tënd të shtrirë,+ dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie,+ 33 dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt+ i qëndrueshëm, dhe plotësoja tërë ato që të ka kërkuar.+ Kështu, gjithë popujt e tokës do ta njohin emrin tënd+ e do të të frikësohen+ njëlloj si të frikësohet populli yt, Izraeli, dhe do ta dinë se në këtë shtëpi që kam ndërtuar, është thirrur emri yt.+
34 Në rast se populli yt del në luftë+ kundër armiqve të tij, në udhën ku e dërgon+ ti, dhe të lutet+ në drejtim të këtij qyteti që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 35 dëgjoje nga qiejt lutjen dhe kërkesën e tij për hir,+ dhe vër në vend drejtësinë për të.+
36 Në rast se ata mëkatojnë ndaj teje+ (sepse s’ka njeri që të mos mëkatojë),+ dhe zemërimi yt ndizet kundër tyre e ti i braktis në dorë të armiqve, të cilët i kapin e i çojnë robër në një vend të largët ose të afërt,+ 37 nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër+ dhe kthehen e kërkojnë hir nga ti, duke thënë: ‘Kemi mëkatuar,+ kemi bërë faj+ dhe kemi vepruar me ligësi’,+ 38 nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt, në vendin ku i kanë marrë robër,+ nëse luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur+ dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 39 dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm,+ lutjen e kërkesën e tyre për hir,+ vër në vend drejtësinë+ për ta dhe fale+ popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje.
40 Tani, o Perëndia im, të lutem, mbaji sytë+ dhe veshët+ te lutja që po të bëhet për këtë vend! 41 Ngrihu,+ o Perëndia Jehova, eja në pushimin tënd,+ bashkë me Arkën e forcës sate!+ Le të vishen me shpëtim priftërinjtë e tu, o Perëndi Jehova, dhe le të gëzojnë besnikët e tu për mirësinë!+ 42 O Perëndi Jehova, mos e hidh poshtë të mirosurin tënd!+ Kujto dashamirësinë që ke treguar për Davidin, shërbëtorin tënd!»+