Nehemia
11 Princat+ e popullit banonin në Jerusalem,+ kurse pjesa tjetër e popullit hodhi short+ që një në çdo dhjetë veta të vinte për të banuar në Jerusalem, në qytetin e shenjtë,+ kurse nëntë të tjerët të banonin në qytetet e tjera. 2 Populli i bekoi+ të gjithë burrat që dolën vullnetarë+ për të banuar në Jerusalem.
3 Më poshtë janë emrat e krerëve të provincës+ që banonin në Jerusalem.+ Në qytetet e Judës banonin Izraeli,+ priftërinjtë+ dhe levitët,+ nethinimët+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit,+ secili në zotërimin e vet, në qytetin e vet.+
4 Pra, në Jerusalem banonin disa nga bijtë e Judës dhe disa nga bijtë e Beniaminit.+ Nga bijtë e Judës ishin: Atajahu, biri i Uziahut, biri i Zakarisë, biri i Amariahut, biri i Shefatiahut, biri i Mahalalelit, nga bijtë e Perezit;+ 5 dhe Masejahu, biri i Barukut, biri i Kolhozehut, biri i Hazajahut, biri i Adajahut, biri i Jojaribit, biri i Zakarisë nga familja e shelanitëve. 6 Gjithë bijtë e Perezit që banonin në Jerusalem, ishin katërqind e gjashtëdhjetë e tetë burra të zotë.
7 Këta ishin bijtë e Beniaminit:+ Salui, biri i Meshulamit,+ biri i Joedit, biri i Pedajahut, biri i Kolajahut, biri i Masejahut, biri i Ithielit, biri i Jeshajahut, 8 pas tij Gabai dhe Salai, nëntëqind e njëzet e tetë veta, 9 Joeli, biri i Zikrit, mbikëqyrësi i tyre dhe Juda, biri i Hasenuahut, i dyti i qytetit.
10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, biri i Jojaribit,+ Jakini,+ 11 Serajahu, biri i Hilkiahut, biri i Meshulamit,+ biri i Sadokut,+ biri i Merajotit, biri i Ahitubit,+ një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, 12 dhe vëllezërit e tyre që bënin punët e caktuara në shtëpinë e Perëndisë,+ tetëqind e njëzet e dy veta. Adajahu, biri i Jerohamit,+ biri i Pelalisë, biri i Amziut, biri i Zakarisë, biri i Pashkurit,+ biri i Malkijahut,+ 13 dhe vëllezërit e tij, krerë të shtëpive atërore,+ dyqind e dyzet e dy veta. Amashai, biri i Azarelit, biri i Ahzait, biri i Meshilemotit, biri i Imerit, 14 dhe vëllezërit e tyre, burra të fuqishëm e sypatrembur,+ njëqind e njëzet e tetë veta. Mbikëqyrës+ i tyre ishte Zabdieli, biri i një prej të mëdhenjve.
15 Nga levitët:+ Shemajahu, biri i Hashubit, biri i Azrikamit, biri i Hashabiahut,+ biri i Bunit, 16 Shabetai+ dhe Jozabadi,+ nga krerët e levitëve, përgjegjës për punën në anën e jashtme të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, 17 vetë Mataniahu,+ biri i Mikesë, biri i Zabdit, biri i Asafit,+ që ishte drejtuesi i këngës së lëvdimit,+ i cili bënte përlëvdimin në lutje,+ Bakbukiahu, i dyti nga vëllezërit e tij dhe Abdai, biri i Shamuas, biri i Galalit,+ biri i Jeduthunit.+ 18 Tërë levitët në qytetin e shenjtë+ ishin dyqind e tetëdhjetë e katër veta.
19 Derëtarët+ ishin Akubi, Talmoni+ dhe vëllezërit e tyre që ruanin portat,+ njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.
20 Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve, ishin në tërë qytetet e tjera të Judës, secili në trashëgiminë e vet.+ 21 Nethinimët+ banonin në Ofel+ dhe mbikëqyrës të nethinimëve ishin Zihau dhe Gishpau.
22 Mbikëqyrësi+ i levitëve në Jerusalem ishte Uzi, biri i Banit, biri i Hashabiahut, biri i Mataniahut,+ biri i Mikës+ nga bijtë e Asafit,+ këngëtarët.+ Ai ishte mbikëqyrës për punën që bëhej në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 23 Për ta kishte një urdhërim nga mbreti,+ kurse këngëtarët merrnin një furnizim të përcaktuar sipas nevojave të tyre të përditshme.+ 24 Petahia, biri i Meshezabelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte ndihmësi i mbretit për çdo çështje të popullit.
25 Për sa u përket vendbanimeve+ që kishin fusha, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kiriat-Arbë+ dhe fshatrat e saj, në Dibon dhe fshatrat e tij, në Jekabzel+ dhe në vendbanimet e tij, 26 në Jeshua, në Moladah,+ në Beth-Pelet,+ 27 në Hazar-Shual,+ në Beer-Shebë+ dhe fshatrat e saj, 28 në Ziklag,+ në Mekonah dhe fshatrat e tij, 29 në En-Rimon,+ në Zorah,+ në Jarmuth,+ 30 në Zanoah,+ në Adulam+ dhe vendbanimet e tyre, në Lakish+ dhe fushat e tij, në Azekah+ dhe fshatrat e tij. Ata ngritën kampe nga Beer-Sheba deri në luginën e Hinomit.+
31 Bijtë e Beniaminit u vendosën në Gebë,+ në Mikmash,+ në Aija,+ në Bethel+ dhe fshatrat e tij, 32 në Anatoth,+ në Nob,+ në Ananiah, 33 në Hazor, në Ramah,+ në Gitaim,+ 34 në Hadid, në Zeboim, në Nebalat, 35 në Lod+ dhe në Ono,+ në luginën e artizanëve. 36 Disa ndarje të levitëve që kishin qenë në Judë, u zhvendosën në Beniamin.