Jobi
15 Pastaj e mori fjalën Elifazi, temaniti:
3 Qortimi me fjalë nuk hyn në punë,
fjalët nuk shërbejnë për asgjë.
4 Por ti bën që frika nga Perëndia të mos ketë forcë,
dhe pengon meditimin për Perëndinë.
5 Goja të është mësuar me faje,
dhe zgjedh gjuhën e dinakëve.
11 A nuk të mjafton ngushëllimi i Perëndisë,
a një fjalë e thënë me ëmbëlsi?
12 Pse zemra jote nuk njeh asnjë cak
e sytë të flakërojnë?
13 U ktheve kundër Perëndisë,
e nxore nga goja fjalë të tilla.
14 Ç’është vdekatari që të jetë i pastër?+
Ç’është njeriu i lindur nga një grua që të ketë të drejtë?
17 Unë do të ta them, e ti më dëgjo!+
Atë që kam parë, do të të tregoj,
18 atë që e thonë edhe të mençurit+
e nuk e fshehin, siç ua kanë përcjellë etërit e tyre.
19 Vetëm atyre iu dha ky vend,
dhe asnjë i huaj nuk kaloi përmes.
20 Gjatë gjithë ditëve i ligu heq tortura,
tirani vuan për sa vjet rron.
25 Sepse ai e shtrin dorën kundër Perëndisë,
dhe orvatet të tregohet më i lartë se i Plotfuqishmi.+
26 Turret kundër tij me qafë të fortë,
me mburojat me gunga të trasha.
27 Fytyrën ia ka mbuluar dhjami,
dhe ijët i janë majmur.+
28 Prandaj banon në qytete që do të shuhen,
në shtëpi ku s’do të banojë më kush,
që do të katandisen në pirgje gurësh.
30 Prandaj nuk do të dalë dot nga terri,
filizin e tij do ta zhuritë një flakë.
Ai do të zhduket nga një e shfryrë e gojës së Tij.+
31 Le të mos besojë te kotësia, duke shkuar në rrugë të shtrembër,
se veç kotësinë do të marrë si shpërblim.
33 Do të jetë si hardhia që nuk e mban rrushin e papjekur,
dhe si ulliri që i rrëzon lulet.